Date of Award

Fall 10-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nazmi Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Punimi i diplomës “ndikimi i inovacioneve në produktivitetin e ndërmarrjeve” fokusohet kryesisht në rolin dhe ndikimin e inovacioneve në ndërmarrësi, sidomos tani kur globalizmi dhe zhvillimet teknologjike kanë bërë që suksesi të varet nga një konkurrencë e jashtëzakonshme në betejën për mbijetesë ekonomike.

Sipas Schumpeter, procesi krijues i zhvillimit ekonomik mund të ndahet në tri faza të dallueshme: në shpikje; inovacione (komercializimit) dhe imitim. Sipas kësaj teorie, shpikja dhe inovacioni kërkojnë aftësi të posaçme. Bashkimi i tyre rritë mundësitë e komercializimit të suksesshëm.

Zhvillimi i hovshëm teknologjik ka bërë që inovacionet “të lehtësojnë” jetën e qytetarit çdo ditë e më tepër. Ne lexojmë lajmet duke përdorur telefonat tanë mobil ose kompjuterët laptop. Kur humbim rrugën me automobilë, pajisja GPS (Sistem Global i Pozicionimit) na ndihmon të gjejmë destinacionin tonë. Gjatë rrugëtimeve, në bord-kompjuterin e automjetit tonë shohim kur duhet blerë derivatet, kur të ndërrojmë gomat. Çdo ditë e më tepër librat shfaqen në mënyrë elektronike për lexuesit portativ, komunikimi virtual ka lehtësuar takimet në krahasim me vizitat fizike që marrin kohë.

Këto produkte të reja “i përdorim”, sepse studiuesit dhe ndërmarrësit i servojnë për ne dhe përdoruesit gjithnjë ose vazhdimisht kanë interesim për risitë ose inovacionet me të vetmin qëllim, për një funksionalitet më të avancuar në kuptimin e rritjes së produktivitetit.

Hulumtuesit në universitetet, institutet kërkimore, dhe në sektorin privat, sigurojnë njohuri themelore në teknologji të reja gjatë kryerjes së hulumtimit themelor (Jaffe & Lerner 2001, fq.75-76). Ndërmarrësit pastaj marrin dhe aplikojnë këto gjetje apo zbulime për problemet e përditshme. Ata pastaj përballen me pasiguri të mëdha, ndërsa nisin produkte dhe shërbime të reja në treg (Knight 1921, fq.47 ; Schumpeter 1934, fq. 26).

Qëllimi i këtij punimi përqendrohet në sqarimin e rëndësisë së inovacioneve që kanë ato në funksionimin, produktivitetin dhe qëndrueshmërinë materiale të ndërmarrjeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1988

Included in

Business Commons

Share

COinS