Date of Award
Fall 10-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Punimi i diplomës “Pse i nevojitet bursa - Kosovës” kryesisht merret me arsyet se pse duhet të kemi Bursë në Kosovë, përparësitë e ekzistimit të saj, ku janë pengesat që nuk e kemi deri tani, në sa hapa dhe çfarë drejtimi duhet fokusuar procedurat e hapjes së saj ashtu që edhe Kosova të rangohet me vendet e rajonit që kanë Bursa të hapura, çka duhet ndërmarrë nga ana e aspektit Ligjor që ky hap i nevojshëm të ketë dyer të hapura në Kosovë. Dhe e gjithë kjo që ne si shoqëri të fokusohemi dhe të zhvillohemi gjatë këtij shekulli të globalizimit duke u bazuar në zhvillimet teknologjike dhe që tërë potenciali kapital që kemi të gërshetohet me investimet e nevojshme ekonomike.
Bursa dhe hapja e saj nuk do të sjell mrekulli për pesimistët, por optimistët ekzistencën e saj e shohin si domosdoshmëri të kohës e cila në vendet e zhvilluara e ka dyfishuar dhe trefishuar GDP për kokë banori. Të gjithë ata që vendosin veten në pozitën pro apo kundër Bursës, i shohin zhvillimet vetëm në kontekstin e interesave personale apo kombëtare, jo në interesin global. Është e vërtetë që interesat ekonomike fitojnë një prioritet mbi interesat principore dhe çdo vlerë shoqërore barazohet me një vlerë financiare.
Sipas Benxhamin Graham (1996) “Ekzistojnë dy kërkesa për suksesin në Wall Street. Së pari ju duhet të mendoni me saktësi; dhe së dyti ju duhet të mendon si të pavarur. Duke shfrytëzuar këtë “maksim” edhe ne si shoqëri në formim e sipër duhet jo vetëm që kapitalin investues ta mbledhim ku është e ku nuk është për punë në bursën tonë që do e hapim se ndryshe nuk bën, por atë duhet drejtuar me mendje të pavarur sepse kemi ditur ta ndërtojmë shtetin si aspiratë shekullore e kësaj shoqërie e besa do të dimë ta drejtojmë edhe bursën që do e hapim si domosdoshmëri e kohës.
Në vitet që do të vijnë, ashtu siç ne ecëm përpara në shekullin e njëzetenjë do të veproj një rrjetë i tregut global duke përpirë të gjitha bursat më të mëdha botërore. Do të krijohet mundësia që të blesh e shesësh i sigurt njëzet e katër orë në ditë.
Fjalët e thëna në vitin 1921 nga Eduard McKormick (1895-1964) pikërisht në Wall Street kur komisionarët e trotuareve hynë brenda për herë të parë citohet të ketë thënë: “Vdekja u shporr, rendi i vjetër ka shkuar ngaherë” mund të vlejë edhe për ne.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1952
Recommended Citation
Gosalci, Ismet, "PSE I NEVOJITET BURSA - KOSOVËS" (2014). Theses and Dissertations. 2369.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2369