Date of Award

2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albanian

Abstract

Hulumtimet Shkencore në lëmin e modelimit dhe simulimit kanë filluar dhe vazhdojnë thuajse tash e 30 vite. Fondamental është fakti se objektivë kryesore e përdorimit të modelimit dhe simulimit është mbështetja për të marrë një vendim sa më të mirë. Teknologjia e avancuar ditëve të sotme ka ushtruar një ndikim të madh të shtrirjes së përdorimit të modelimit po thuajse në të gjitha fushat shkencore dhe shoqërore. Sot modelimi dhe simulimi është më i rëndësishëm se kurrë më parë në historinë e njerëzimit, gjë që na nevojitet për të krijuar bazën më kritikë për zgjidhjen e një problem të caktuar me të cilat përballemi çdo ditë. Pavarësisht qëllimit që ka përdorimi i modelimit dhe simulim në shoqërinë tonë, prapë për shumë njerëz modelimi dhe simulimi është një mister. Çfarë saktësisht është modelimi dhe simulimi?Si bëhet?Çka përfiton ekonomia?Si ndikon në rregullimin e kualitetit jetësorë? e shume e shume konfuze të tjera, dhe për këtë arsye gjatë shtjellimit të kësaj teme jamë munduar ti preki disa pika që janë më kyçe dhe jam munduar që të jem sa më lehtë i kuptueshëm. Në mënyrë që të kuptojmë më lehtë se cka është modelimi dhe simulimi, si funksionon për çka përdoret, kur përdoret, fillimisht duhet të dimë kuptimin e termeve modelim dhe simulim. Modeli: Është një reprezentim i një objekti apo fenomeni, ndërsa Simulimi: Është një reprezentim rreth mënyrës së funksionimit të një sistemi. Besoj se nëpërmjet këtij shkrimi shumë pyetjeve kritike do të ju gjenim përgjigjeje. Çka është Modelimi? Si krijohen ato? Llojet kryesore të Modelimit? Cka është Simulimi? Llojet kryesore te Simulimeve? Fushat e Aplikimit? Qëllimet e Perdorimit etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1606

Share

COinS