Orientimi i punëtorëve të rinj në Kosovë

Date of Award

Spring 4-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ilir Salihu

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij studimi të rastit është që të kuptojmë rëndësinë e orientimit të punëtorëve të rinj në Kosovë.

Menaxhimi i burimeve njerëzore fillon me paraqitjen e nevojav për planifikimin e burimeve njerëzore, rekrutimin e kandidatëve të rinj, selektimin e tyre, orientimin e punëtorëve të rinj, trajnimin e tyre, menaxhimin e perfomancës, kompenzimet si dhe zhvillimin e karrierës.

Një nga aspektet më të rëndësishme pas procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes është procesi i orientimit të punëtorëve të rinj. Orientimi është një funksion që lejon një punonjës të ri të mësojë rreth organizatës, cilat janë pritjet për pozitën përgjegjëse dhe në përgjithësi informatat që duhet ditur për tu bërë pjesë integrale e kompanisë. Pra, orientimi i punëtorëve ka për qëllim familiarizimin e punëtorëve të rinj me objektivat e organizatës, sepse orientimi dhe sqarimi i tij/saj i kontribuojnë direkt qëllimeve të organizatës.

Fakti, që shumë kompani, jo vetëm që nuk japin një orientim, por presin që punonjësi i ri të jetë në gjendje të kuptojë vetë. Në qoftë se ne nuk ofrojmë një proces formal orientimi, punonjësit e rinj do të vazhdojnë të marrin një orientim dhe nuk mund të jetë ai që do të përfitojnë prej tij punonjësit e tyre, bashkëpunëtorët dhe organizata.

Orientimi mund të jetë i thjeshtë për tu përgatitur, mirëpo në të vërtetë ky proces kërkon planifikim dhe një program i planifikuar me kujdes dhe i ekzekutuar në mënyrën e duhur do të na ndihmojë të mbajmë punëtorët e mirë në të ardhmen.

Orientimi i punëtorëve të rinj është mundësia më e mirë për të krijuar kuptim të qartë për pritjet e organizatës, vlerat e saj, rolin e punonjësit të ri si dhe rrugën e tij për sukses.

Me këtë hulumtim ne kuptuam se për të pasur punonjës të suksesshëm ne duhet ti trajtojmë ata si asetin kryesor dhe të kemi parasysh se shpenzimet që krijohen nga procesi i orientimit si dhe trajnimet e vazhdueshme janë investim yni për të ardhmen, e jo kosto.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2071

This document is currently not available here.

Share

COinS