Date of Award
2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Xhafer Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është që të studiohen dhe analizohen përformancat dhe problemet e WLAN nga aspekti i planifikimit dhe konstruktimit të këtyre rrjetave, llogaritjes së numrit të AP-ve dhe llogaritjes së lokacionit te tyre, planifikimit për kapacitet, planifikimit të frekuencave dhe sigurise etj. Planifikimi i këtyre pikave të lartpërmendura është më thelbësori sepse janë elemente të lidhura ngushtë me funksionimin e një WLAN-I me përformanca të mira. Në këtë punim të diplomës planifikimin e WLAN-it e kam ndarë në katër pjesë duke filluar nga kapitulli që e kam emëruar ‘Si të planifikohet WLAN-I’ në të cilin kam bërë përshkrimin e disa elementeve themelore siç janë: topologjitë, përparësitë dhe dobësitë, standardet, elementet për një WLAN infrastruktural etj, pastaj e kam bërë organizimin e temës ashtu siç behet edhe organizimi i planifikimit duke vazhduar me planifikim të mbulueshmerisë, planifikim të kapacitetit dhe në fund në kapitullin e katërt kam përshkruar elementet dhe parametra të sigurisë të cilët mund të konfigurohen në rrjete, pasi që sot në shumicën e rrjetave kërkohet qe përpos funksionimit të saj të ketë edhe sigurinë në nivelin e duhur. Një pjesë e mirë e kësaj teme i është kushtuar afirmimit të nevojës për të kuptuar dhe aplikuar disa udhëzime dhe një strukture bazë për planifikim të mirëfillt të WLAN në mënyrë që të arrihen përformanca të kënaqshme dhe të evitohen problemet e mëvonshme për arritjen e këtyre përformancave.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.1605
Recommended Citation
Manaj, Drilon, "Rrjetat WLAN Planifikimi dhe projektimi" (2012). Theses and Dissertations. 1378.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1378