Date of Award

Summer 6-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albania

Abstract

Ueb shërbimet mundësojnë ekzekutimin e funksioneve në largësi përmes internetit. Ueb shërbimet sigurojnë platformë të pavarur nga gjuhët programuese dhe lidhin aplikacionet e organizatave dhe ndërmarrjeve të ndryshme përmes rrjetës (internetit). Qasja në internet nga pajisjet mobile është bërë e nevojshme për shumë biznese dhe aktivitete të ndryshme profesionale. Shumë kompani dhe organizata të ndryshme kanë ueb faqe dhe ueb shërbime të publikuara në internet për komunikim me klientët e tyre që mund të jenë nga cila do anë e botës. Këto ueb faqe dhe ueb shërbime, kryesisht janë zhvilluar për t’ju qasur nga kompjuterët, kurse sot është e nevojshme që këtyre ueb faqeve apo ueb shërbimeve tu qasemi edhe përmes pajisjeve mobile. Duke ditur që pajisjet mobile janë të kufizuara në disa aspekte në krahasim me kompjuterët si në fuqi procesorike, ekran, memorie, bateri etj., atëherë është e nevojshme që ueb faqet dhe ueb shërbimet ekzistuese të adaptohen ose të rizhvillohen që të ketë mundësi qasjeje të klientëve të ndryshëm nga shfletuesit (ang. Browser), qoftë ata lexues nga kompjuterët apo pajisjet mobile. Në këtë punim është prezantuar arkitektura e ueb shërbimeve dhe mundësia e komunikimit të pajisjeve mobile duke shfrytëzuar ueb shërbimet si dhe mundësit e adaptimit dhe zhvillimit të ueb shërbimeve ashtu që të jetë e mundshme te ju qasemi edhe nga shfletuesit e pajisjeve mobile te cilët e përkrahin protokollin WAP për qasje në internet, duke marre parasysh edhe kufizimet ekzistuese që i kanë pajisjet mobile.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1646

Share

COinS