Date of Award

Summer 8-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Fisnik Prekazi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia e informacionit ka bërë të mundshme të kemi qasje në informata më lehtë se kurdo herë më parë. Më rritjen e numrit ta pajisje mobile, njerëzit kanë qasje në llogaritë e tyre në çdo kohë dhe thuajse çdo vend. Shfrytëzuesit e shërbimeve të internetit shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre të ndryshme publikisht me shkrime të ndryshme. Pjesë e lartë e këtyre të dhënave është subjektive, që paraqet opinion të njerëzve rreth dukurive dhe proceseve të ndryshme.

Këto informata, të qasshme për ne, mund të merren dhe me një procesim të mëtejmë të analizohen për të kuptuar të dhëna të cilat na mundësojnë vendim marrje direkte në fusha të ndryshme. Në këtë punim janë analizuar teknikat e nxjerrjes së opinioneve nga tekstet e ndryshme të nxjerrura nga platforma e mikroblogimit Twitter. Për të arritur këtë qëllim janë shtjelluar algoritmet kyçe të nxjerrjes së opinionit nga teksti dhe është matur performanca e tyre në raste konkrete të testimit. Për ta arritur këtë, janë ndërtuar dy klasifikues të bazuar në parimin e Naïve Bayes si dhe atë të Entropisë Maksimale

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1689

Share

COinS