Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zaim Gashi
Language
Albanian
Abstract
Ciroza e mëlçisë është një sëmundje kronike që karakterizohet nga një nekrozë e përhapur e qelizave hepatike, kolaps dhe fibrozë e stromës retikulare, rigjenerim nodular i qelizave të mbetura dhe insuficiencës hepatike. Nga kjo rrjedhë se gjatë kësaj sëmundjeje zhvillohën katër procese patoanatomike: 1. Nekroza hepatocelulare, 2. Formimi i shiritave fibrozë, 3. Regjenerimi nodular dhe si pasojë e tyre zhvillohet më pas edhe 4. Çrregullimi i qarkullimit në mëlçi.
Karakteristikë kryesore e kësaj sëmundjeje është dëmtimi ireverzibil i parenhimës së mëlçisë, me rrjedhje deri te fibroza e saj dhe formimi i noduseve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, vjen deri të humbja e masës hepatoqelizore dhe modifikimi i rrjedhës së qarkullimit të gjakut. Përparimi drejt fibrozës ndodh për shkak të aktivizimit të qelizave 'stellate' të mëlçisë, duke çuar kështu në formimin e një sasie të shtuar të kolagjenit dhe të elementeve të tjera të matriksit jashtëqelizor. Veçoritë klinike të kësaj sëmundjeje janë rezultat i ndryshimeve patologjike dhe pasqyrojnë ashpërsinë e sëmundjes së mëlçisë.
Etiologjia e cirrozës së mëlçisë është e ndryshme, ndërsa shkaktarët kryesorë mund të jenë: 1. Alkooli, 2. Hepatitet virale (B, C, D), 3. Hepatitet autoimmune, 4. Steatoza hepatike jo alkoolike, 5. Cirroza biliare (parësore, kolangjiti sklerotizant primar, kolangiopatia autoimmune), 6. Cirroza kardiake, 7. Sëmundjet metabolike të trashëguara të mëlçisë (hemokromatoza, sëmundja Wilson, deficiti alfa1 i antitripsinës, fibroza cistike) dhe 8. Ciroza kriptogjene. Tabloja klinike e cirozës së mëlçisë shfaqet nga pasojat e pamjaftueshmërisë së qelizave të mëlçisë, hipertensionit portal dhe shunteve portosistemike.
Për të hulumtuar simptomat dhe ndryshimet që sjell në organizëm cirroza e mëlçisë kemi bërë hulumtim në pacientët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, në SHSKUK në Prishtinë. Të dhënat e grumbulluara nga ky hulumtim i kemi paraqitur në kreun e rezultateve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.79
Recommended Citation
Baftiu, Hidajete, "KUJDESI INFERMIEROR TE TË SËMURËT ME CIRROZË TË MËLÇISË" (2019). Theses and Dissertations. 83.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/83