Date of Award

Summer 6-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Një aplikacion mobil në rastet më të shpeshta reprezenton një funksionalitet sado bazik apo të komplikuar që njerëzit përdorin në jetën e tyre personale ose profesionale, në formë mobile të cilën mund ta bartin ngado me vete. Zhvillimi i aplikacioneve mobile është një gjë relativisht sfiduese, e cila kërkon kohë dhe dedikim të veçantë si proces inxhinierik. Kjo temë ka për synim të shtjellojë procesin e zhvillimit dhe dizajnimit të aplikacionit mobil “E-mail i bazuar në zë” dhe implementimin e teknologjisë “Voice recognition”. Për zhvillimin e një aplikacioni mobil të veçantë dhe të suksesshëm të këtij lloji, përveç kodit nevojiten edhe dizajnimi adekuat i ndërfaqes së përdoruesit apo “UI” dhe eksperiencës të cilën do të ketë përdoruesi gjatë përdorimit të aplikacionit apo “UX”. Ne do të shtjellojmë të gjitha këto aspekte në aplikacionin tonë, ku fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i vetë aplikacionit dhe UX si pjesë e veçantë e interaktivitetit me përdoruesin. Optimizimi i përvojës që do të ketë përdoruesi në aplikacion është një gjë kritike për jetën e vetë aplikacionit dhe nganjëherë mund të bëhet e ndërlikuar.

Sa i përket inteligjencës artificiale, teknologjia “Voice recognition” bënë detektimin e zërit të përdoruesit dhe konvertimin e sinjaleve analoge të marrura, në digjitale dhe në fund në formë të karaktereve të kodit ASCII, siç na nevojiten. Kjo teknologji do të përdoret në zhvillimin e aplikacionit tonë për të kapur zërin dhe komandat e përdoruesit në mënyrë që të formojmë një e-mail normal, gjë që e bënë këtë shërbim të qasshëm edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara në shikim.

Kjo temë do të ndihmojë në zhvillimin e një aplikacioni mobil të tillë duke implementuar teknologjinë “Voice recognition”, dhe do të zgjerojë literaturën në fushën e zhvillimit të aplikacioneve mobile.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1687

Share

COinS