Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besart Pllana
Language
Albanian
Abstract
Arkitektura monolitike është një arkitekturë standarde për zhvillimin e aplikacioneve softuerike e cila është në përdorim për shumë kohë. Një aplikacion monolit paraqet një bazë të vetme të kodit e cila e ndërton aplikacionin e plotë nga një vend i vetëm i sistemit. Ndërtimi i aplikacionit monolitik është mjaft praktik si për zhvillim ashtu edhe për testim përderisa madhësia e kodit është relativisht e vogël.
Kohën e fundit ka hyrë në përdorim një arkitekturë e re për ndërtimin e aplikacioneve e cila është e ndarë në mikroservise. Arkitektura e mikroserviseve përbehet prej shumë mikroserviseve, ku çdo mikroservis është aplikacion i pavarur dhe i cili mund të komunikoj me mikroservise tjera. Databaza në arkitekturën e mikroserviseve dallon nga databaza e aplikacionit monolitik, pasi që secili mikroservis duhet të ketë databazë të veçantë.
Në këtë punim do të trajtojmë dy arkitektura softuerike, pra arkitekturën monolitike dhe arkitekturën e mikroserviseve. Sfida dhe fokusi kryesor është krahasimi i ndërtimit të aplikacionit monolitik dhe aplikacionit të mikroserviseve, ku do te njihemi më mirë me përparësitë e njërës arkitekturë ndaj tjetrës si dhe të metat e tyre. Po ashtu në këtë punim do të krijohen aplikacione me arkitektura përkatëse si dhe do të bëhet transformimi i aplikacionit monolitik në mikroservise.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1696
Recommended Citation
Mullabazi, Besart, "MIKROSERVISET VS ARKITEKTURA MONOLITIKE: NJË KRAHASIM I ARKITEKTURËS SË SOFTUERIT" (2019). Theses and Dissertations. 1420.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1420