Date of Award

Spring 2-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Etika është e rëndësishme për rregullimin e shkrimeve në mediat online. Fillimisht përmes këtij punimi si qëllim primar është që të njoftohemi me etikën dhe zbatimin e saj në raportimet online mbi vrasjet e rënda dhe po ashtu me rolin e saj në gazetari dhe sa respektohet. Mirëpo, sado që është e rëndësishme dhe rregullon, etika edhe shkelet nga ana e vetë mediave. “Etika e raportimit të vrasjeve në mediat online” si temë është zgjedhur për arsyen se mediat online janë të prira që lajmet t’i publikojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, kështu që ekziston edhe mundësia e gabimeve të shumta, duke përfshirë edhe shkeljen e etikës. Kështu, ky punim ka për qëllim të tregojë se deri në çfarë mase respektohet kodi etik. Në përputhje me literaturën dhe ligjet në fuqi që rregullojnë kodet etike në Kosovës, do të tregojmë për disa nga vrasjet që kanë qenë më shokuese në vend. Me anë të analizës së raportimit etik në këto raste tregojmë se në cilat pika më së shumti gabojnë mediat online në Kosovë. Pikë kyçe e punimit do të jenë të gjeturat mbi titujt, senzacionin, mënyra e raportimit, anshmëria ose paanshmëria e gazetarit, dhënia e informacioneve të fshehta, burimet anonime. Të gjitha këto do të shqyrtohen nga praktika dhe publikimet në mediat online në Kosovë. Po ashtu, synim është edhe legjislacioni ekzistues në Kosovë, që nga analiza do të shohim edhe sa respektohet. Nga organet kompetente do te nxirren edhe statistika për numrin e ankesave për shkeljen e etikës nga ana e mediave online. Me rezultatet e nxjerra nga ky punim tregohet që mediat online, sa i përket raportimit të vrasjeve nuk e respektojnë etikën. Përveç kësaj në fund të punimit konkludohet edhe për arsyet e mosrespektimit të kodit etik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.129

Included in

Communication Commons

Share

COinS