Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mustafë Hasani
Language
Albanian
Abstract
Pako fiskale ka filluar që të aplikohet në Kosovë në vitin 2015 me pakon fiskale 1, me qëllim të përkrahjes së bizneseve. Prandaj është e rëndësishme që të identifikohet se si ka ndikuar kjo pako në zhvillimin e biznesit. Gjithashtu në këtë punim është shtjelluar qështja se çfarë lehtësirash ka sjellur pako fiskale tek bizneset Kosovare, veçanërisht lehtësirat në Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatës (TAK).
Në këtë punim do të shtjellojmë barrën tatimore të Tatimeve në të Ardhura Personale dhe Tatimeve në të Ardhura të Korporatës në Republikën e Kosovës.Është e rëndësishme për të njohur barrën tatimore të këtyre dy tatimeve për biznesin dhe ndikimi i tyre për ndërmarrjen.
Pas analizimit të të dhënave nga Raportet vjetore të Administratës Tatimore të Kosovës ndër vite, si dhe mbledhjes dhe analizimit të të dhënave nga pyetësori kemi nxjerr konkludimë që përgjithësisht nga pako fiskale përfitues ishin më së shumti ndërmarrjet prodhuese, kjo pasi që këto ndërmarrje kishin përfituar lirime në TVSH në lëndën e parë si dhe lirime nga dogana për makinerit prodhuese. Kjo është bërë për të rritur numrin e ndërmarrjeve prodhuese, pasi që në Kosovë siç dihet dominojnë ndërmarrjet tregtare dhe shërbyese.
Ky studim do të jetë një kontribut shkencor për të parë, analizuar, krahasuar dhe vlerësuar parametrat ekonomikë në Kosovë në aspektin e politikave tatimore; do të shërbejë si ndihmesë për të detektuar vështirësitë e politikave tatimore në Kosovë,konkretisht për të ardhurat personale dhe të ardhurat e korporatave për të dhënë sqarimet dhe rekomandimet duke aktualizuar në nivelin universitar këtë temë dhe duke iu mundësuar institucioneve relevante që ta kenë atë si një pasqyrë që do të ndihmojë në qasjen dhe hartimine ndonjë projekti eventual që ka të bëjë me këtë fushë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2539
Recommended Citation
Cena, Vjosa, "TATIMET NË TË ARDHURA PERSONALE DHE NË TË ARDHURA TË KORPORATËS NË REPUBLIKËNE KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 2046.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2046