Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Që nga revolucioni industrial i shekullit të kaluar, teknologjia në vazhdimësi ka ndryshuar shoqërinë. Kompjuterët personalë tani përshtaten madje edhe në xhepin tonë. Ne kemi kontakt me njerëz dhe qasje në informacione në të gjithë botën përmes internetit. Qyteti, shtëpia, makinat dhe gjithqka tjeter është bërë inteligjente. Shfrytëzimi i madh i teknologjisë shoqërohet edhe me shqetësime rreth sigurisë dhe keqpërdorimit të mundshëm të saj. Kohëve të fundit, shqetësimet kanë filluar të vërehen nga përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar armë inteligjente, robotë e deri tek printimi i armëve 3D të cilat janë të pa indentifikueshme nga skanerët tradicionalë të sigurisë. Ky punim paraqet një rishikim të literaturës në fushën e politikave të sigurimit të informacionit në lidhje me ruajtjen e informacionit, ndërgjegjësimin e sigurisë së informacionit dhe menaxhimin e sigurisë së informacionit, duke eksploruar në literaturë tradicionale dhe atë moderne, metodologjitë dhe kornizat që kanë evoluar gjatë dekadës së fundit. Skandalet e fundit mbi vjedhjen e miliona të dhënave personale, përdorimin e tyre pa lejen dhe njohurinë e përdoruesve, dhe përgjigjien nga Bashkimi Evropian me anë të rregulloreve dhe ligjeve mbi privatësinë. Mbi të gjitha, ky punim tregon nevojat e domosdoshme të krijimit të politikave të sigurisë brenda organizatës. Rëndësia e informimit mbi llojet e sulmeve, mënyrat e krijimit të politikave dhe procedurave, standardet ndërkombëtare, si dhe si të implementohet politka brenda organizatës. Në fund, ky punim jep një sërë rekomandimesh për kompanitë apo organizatat e ndryshme në mënyrë që të përforcojnë sigurinë e të dhënave të tyre duke krijuar politika dhe procedura hap-pas-hapi për të minimuzar sulmet dhe përgatitjen paraprake nëse ato ndodhin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1709

Share

COinS