Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Engineering Management
First Advisor
Vehbi Sofiu
Language
Albanian
Abstract
Energjia elektrike paraqet një nga burimet ekzistenciale të aktiviteteve dhe veprimtarisë njerëzore. Burimet energjetike janë të ndryshme, siç janë edhe mënyrat, pajisjet dhe stabilimentet për gjenerimin e saj. Shfrytëzimi i burimeve energjetike nga lëndë të ripërtëritshme, e në veçanti shfrytëzimi i burimeve hidrike përmes veprave inxhinierike të quajtura hidrocentrale sot paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm në shkallë vendi por edhe më gjerë. Ky punim diplome për përfundimin e nivelit të parë të studimeve (bachelor) ka për qëllim të nxjerrë në pah disa karakteristika të turbinave që përdoren në hidrocentrale, si dhe të jep rezultatet në lidhje me analizën e efiçencës për hidrocentralet e vogla dhe të mëdha. Sot, në sistemin energjetikë të tipit prodhim (gjenerim) i energjisë elektrike nga potenciali ujor përdoren lloje dhe tipe të ndryshme të turbinave. Ndërsa analiza e efiçiencës së hidrocentraleve të vogla dhe të mëdha varet nga konstruksioni, madhësia, si dhe nga sasia e ujiti cili rrjedhë në profilin në të cilin planifikohet të ndërtohet një hidrocentral i vogël apo i madh.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.34
Recommended Citation
Neziri, Edon Neziri, "TURBINAT E HIDROCENTRALEVE DHE ANALIZA E EFIÇENCËS TEK HIDROCENTRALET E VOGLA DHE TË MËDHA" (2019). Theses and Dissertations. 43.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/43