Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ruzhdi Matoshi

Language

Albanian

Abstract

Etika në menaxhimin publik, rasti Kompania Regjionale për mbeturina “Pastërtia” është një përpjekje për të analizuar dhe trajtuar një fushë të re në studimet kosovare. Nga një vëzhgim i shpejtë, vërehet lehtë se aspekte të veçanta të komponentëve përbërës të administratës publike, kanë filluar të ceken në studimet e ndryshme, por ende mungon një trajtim gjithpërfshirës dhe i fokusuar drejtpërdrejt në etikën e menaxhimit të kësaj strukture shumë të rëndësishme shtetërore. Megjithëse janë trajtuar në artikuj të botuar në media apo janë kryer disa prezantime në konferenca shkencore, ato ende nuk përbëjnë një studim të thelluar e të plotë.

Studimi i etikës në administratën publike bëhet mjaft i rëndësishëm për shumë arsye, por ndër më themelorët është pasi sektori publik përfaqëson shtetin dhe mënyrën e qeverisjes për një vend të caktuar. Misioni i administratës publike, në kuptimin e gjerë të fjalës, është që t’i shërbejë qytetarëve duke përmbushur kërkesat e tyre. Nga ana tjetër për të përmbushur këtë mision ajo duhet të përgatisë një kontigjent punonjësish që pranojnë dhe janë të aftë për ta ofruar këtë shërbim në mënyrë cilësore.

Duke marrë në konsideratë misionin e administratës publike dhe mënyrën se si do të përmbushet ky mision nga ana e saj, vetvetiu kuptohet se duhet të gjenden ato instrumente që ndihmojnë në gjetjen e mjeteve të duhura në përmbushjen e qëllimeve të saj. Dihet që institucionet publike e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjet përkatëse dhe jo vetëm kaq. Por praktikat e hartimit të ligjeve në administratën publike si dhe praktikat e respektimit të tyre nga nëpunësit kanë krijuar një sërë problemesh, që janë bërë objekt i studimeve të shumta nga autorë të ndryshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.274

Share

COinS