Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ibadete Bucaliu

Language

Albanian

Abstract

HYRJE: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) janë një grup i madh i sëmundjeve infektive që shoqërohen me etiologji të ndryshme (bakteret, klamidia, mikoplazma, kërpudhat, viruset, protozoaret), dhe karakterizohen nga transmetimi seksual i tyre dhe vendndodhja gjenitale. Rreziku i komplikimeve të rënda dhe roli i tyre në rritjen e rrezikut të transmetimit të virusit të imunitetit njerëzor (HIV) i bëjnë SST-të një problem shoqëror në të gjithë botën. Në fakt, disa studime demonstruan një lidhje të fortë midis SST-ve ulcerative dhe jo-ulcerative dhe infeksionit HIV në mënyrë që të ketë prova të qarta që SST-të konvencionale rrisin mundësinë e transmetimit të HIV.

QELLIMI: i studimit ishte të vlerësojë njohuritë dhe perceptimin e adoleshentëve shkollorë meshkuj dhe femra për IST dhe HIV / AIDS, rreth mënyrës së infeksionit dhe parandalimit si dhe njohja me burimin e marrjes së informatave rreth infeksioneve të kësaj fushe.

METODOLOGJIA: Në studim u përfshin një mostër me 60 adoleshentë (30 femra dhe 30 meshkuj) nxënës të shkollave të mesme në Ferizaj. Studimi u zhvillua përmes një pyetësori të strukturuar në 22 pyetje të mbyllura dhe alternativave të zgjedhjes.Pjesmarrësit në studim vetadministruan pyetesorin. u intervistuan dhe u ekzaminuan për peshën dhe gjatësinë duke përdoruar teknika të standardizuara.

REZULTATET: Në bazë të hulumtimit në Filadelfia 97% të adoleshentëve të vetë-raportuar kanë qenë të arsimuar për sëmundjet e sëmundjes seksuale, dhe burimet kryesore të raportuara ishin shkolla (70%), prindërit (52%), miqtë (31%) dhe 21% nga anëtarë tjerë. . HIV u emërua më së shumti nga 8 STD-të kryesore (91%), i ndjekur nga gonorrea (77%) dhe sifilisi (65%).

Gjetjet në punimin tonë adoleshentët kanë më shumë informacion për HIV/AIDS (82.5%).Kjo tregon se i është dhënë një rëndësi e veçantë edukimit mbi HIV/AIDS, më pas renditen IST-të e tjera si: Sifilisi (47.4%), Cllamidia (45.6 %) gonorea (38.6 %), Hepatiti B (26.3 %), Lythat gjenital (17.5% ) dhe 10.5 mendojnë që edhe candida është infeksion seksualisht transmisiv.

REKOMANDIMI: Kërkohet nga profesionist shëndetësor dhe të arsimit në koordinimin e aktiviteteve promovuese dhe edukative për nxënësit dhe prindërit dhe të implemtojnë një strategji për promovim shëndetësor, për ta parandaluar këtë problem me shqetësim global.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.99

Included in

Nursing Commons

Share

COinS