Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

First Advisor

Afrim Syla

Abstract

Problemi i ndotjes nga zhurmat në mjediset e jetës, vitet e fundit po rritet gjithnjë e më shumë duke përfshirë zona urbane dhe pjesë të popullatës gjithnjë e më të mëdha. Zhurmat në trafikun rrugor konsiderohen si ndotje akustike njëkohësisht shumë të dëmshme për natyrën dhe shëndetin e njeriut. Në shumë situata të projektimit, performanca e pranueshme e infrastrukturës rrugore përcaktohet nga kërkesa të ndryshme, ku një ndër to është edhe zhurma në vendbanimet afër autostradave. Përzgjedhja e temës së studimit, (konkretisht Autostrada “Arbën Xhaferi”) është menduar që të ofrojë mundësinë e rekomandimeve të këtij studimi edhe në zona tjera me strukturë të ngjashme urbanistike. Objektivat e këtij punimi përfshijnë: • Procedurat e matjeve të zhurmës (detektuesit për matje) • Parametrat hyrës në përcaktimin e vlerës së zhurmës • Karakteristikat e zhurmës (rruga, shpejtësia dhe koha e përhapjes së saj) • Koha e burimeve të zhurmës (ditën, në orën e pikut, në mbrëmje, natën) • Ndikimi i faktorëve vendimtarë në rritjen e zhurmës në trafikun rrugor dhe

mbrojtja nga ato. Studimi është i organizuar si vijon: Do të jepen njohuri të përgjithshme bashkëkohore në lidhje me problemin e ndotjes akustike në zona urbane dhe rurale nga transporti rrugor, Autostrada “Arbën Xhaferi” Rruga 6. Paraqiten informacione të detajuara mbi klasifikimin e ndërhyrjeve për reduktimin e ndotjes akustike në autostradën e cekur, (konkretisht në segmentin C1, vendbanimin Babush-Ferizaj).  Monitorimet në zonën e përzgjedhur të autostradës në segmentin e cekur më larte.  Masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes akustike në atë zone si dhe  Ndërhyrja teknike inxhinierike më efikase -përdorimi i barrierave antizhurmë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2541

Share

COinS