Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Fitim Selimi
Language
Albanian
Abstract
Pneumotoraksi, është prezenca e ajrit në hapësirën pleurale me kolaps sekondar të mushkërisë. Pleura viscerale mbështjell gjithë sipërfaqen e mushkërisë, por që nuk ka plan të ndarjes nga parenkima e saj, ndërsa pleura parietale është membranë seroze e cila i mbështjell sipërfaqet e brendshme të mediastinumit, murit të kraharorit, diafragmës si dhe kulmin e kavitetit torakal. Gjatë frymëmarrjes së qetë, presioni intrapleural në inspirium sillet midis -8 dhe -9 mm Hg, ndërsa në ekspirium -3 dhe -6 mmHg. Në ShBA gjatë një viti më shumë se 20 000 raste të reja. Qasja e klinicistëve në menaxhimin e pneumotoraksit spontan është heterogjene. Qëllimi i punimit është vënia në korrelacion e pneumotoraksit me duhanpirjen si dhe vënja ne korelacion e pneumothoraksit spontan me peshën dhe gjatësinë trupore te pacientëve. Në studim përfshihet analiza prospektive e 68 pacientëve të pranuar në Klinikën e kirurgjisë, në kliniken e kirurgjisë torakale në vitet 2017 dhe 2018. Është përcjellë dhe evidentue lidhmeria midis pneumotoraksit dhe duhanpirjes si dhe lidhmeria midis pneumotoraksit dhe MBI-së. 89.7% e pacienteve të përfshirë në hulumtim kanë qenë duhanxhinj dhe 10.3% jo duhanxhinj. Me X2-test kemi fituar dallim me sinjifikancë të rëndësishme statistikore ne mes të duhanpirjes me dominim të duhanxhinjve që na bënë të konkludojmë se ka lidhshmeri në mes të duhanpirjes dhe paraqitjes së pneumotoraksit spontan. Gjysma e pacienteve kanë konsumuar më shumë se 20 cigare në ditë, 42.6% prej 10-20 cigare dhe 7.4% më pak se 10 cigare gje që e vërteton edhe më tepër hipotezën tonë se ka lidhshmëri në mes të duhanpirjes dhe paraqitjes së pneumotoraksit. 61.8% e pacientëve kishin BMI brenda kufijve normal, 29.4% ishin me nën peshë trupore dhe 8.8% mbipeshë. Gati 90% e pacienteve me pneumotoraks spontan të përfshirë në hulumtim kanë deklaruar se pijnë duhan më shumë se pesë vite. Madje, gati gjysma 45.6% , 20 e më shumë vite gje që e vërteton edhe më tepër hipotezën tonë se ka lidhshmëri në mes të duhanpirjes dhe paraqitjes së pneumotoraksit. Sa i përket BMI-së , 61.8% e pacienteve kishin BMI brenda kufijve normal, 29.4% ishin nën peshë trupore dhe 8.8% mbipeshë. Pjesa me e madhe e rasteve ishin me BMI brenda kufijve gjë që krahasuar me rezultatet në botë del se te ne nuk predominon nënpesha tek pacientët me pneumotoraks.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.323
Recommended Citation
Niko, Besarta Avni, "PNEUMOTHORAXI SPONTAN DHE LIDHMËRIA ME DUHANPIRJEN DHE INDEXIN E MASËS TRUPORE" (2019). Theses and Dissertations. 344.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/344