Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Ndikimi i revolucionit teknologjik po përjetohet në të gjitha sferat e jetës dhe sektori bankar në Kosovë ka dëshmuar të njëjtën gjë. Banka nuk është më e kufizuar vetëm në sistemin tradicional të pagesave por është transformuar në një sistem modern të afarizmit bankar virtual. Rritja e përdorimit të internetit në mesin e njerëzve është arsyeja e rritjes së përdorimit të e-banking në Kosovë. Studimi synonte të kuptonte efektin e bankingut elektronik në shërbimet e klientëve që ofrohet nga bankat e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu, identifikimin dhe analizimin e faktorëve më të rëndësishëm që mund të ndikojnë në miratimin e bankingut elektronik nga konsumatorët kosovarë. Fillimisht, është bërë shqyrtimi i literaturës së autorëve të ndryshëm nga burime elektronike dhe publikime shkencore.
Ky studim përdor metoda kërkimore kualitative dhe kuantitative. Hulumtimi kualitativ bëhet duke mbledhur të dhëna sekondare nga literatura në internet, ndërsa hulumtimi kuantitativ është kryer duke përdorur metodën e hulumtimit të anketës.
Për këtë studim, është hartuar një pyetësor dhe është shpërndarë në qytetin e Ferizajt prej nga janë mbledhur përgjigje nga gjithsej 150 respondentë dhe janë përdorur për qëllime të analizës. Të dhënat e mbledhura, janë paraqitur përmes grafikëve, duke arritur që të bëhet analiza e variablave. Në fund, nga rezultatet e fituara është mundësuar që të nxirren përfundime dhe disa rekomandime për studiuesit e ardhshëm të kësaj fushe.
Punimi ka rëndësi pasi që trajtohet një temë e cila ka ndjeshmëri shoqërore në fushën e ekonomisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1890
Recommended Citation
Nuha, Venera, "NDIKIMI I E-BANKING NË SHËRBIMET E KLIENTËVE DHE NË BANKAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 1844.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1844