Date of Award

Fall 9-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Fisnik Prekazi

Language

Albania

Abstract

Siq e dimë, suksesi jonë n’varet nga informimi, aplikacionet mobile janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë. Përmes tyre, informohemi përderisa jemi në levizje, marrim produktivitet maksimal në më pak kohë të humbur. Pa marrë parasysh çfar tipi të telefonit të mençur kemi, egziston numër i madh i aplikacioneve që mund ti shkarkojm. Në ditët e sotme egzistojn telefona të mençur, me shumë sisteme operative mobile, ku disa prej tyre jane:  iOS  Android  Windows Phone  BlackBerry  WebOS  Symbian Varësisht prej numrit të përdorusve që ka secili sistem operativ mobil, zhvilluesit zgjedhin se për cilat sisteme do ta ndertojn aplikacionin e tyre. Përveç logjikës së aplikacionit, i gjith procesi i ndërtimit duhet të përsëritet që nga fillimi për secilin sistem. Egziston platforma PhoneGap, ku mundëson zhvillimin e aplikacioneve mobile për sistemet e cekura më lart, pa përsëritur procesin e ndërtimit për secilin sistem. Kuptohet, përveç përparsive që ka PhoneGap, ka edhe mangësit e veta. Për këtë arsye, ky punim tenton të shpjegoj se për cilën rrugë të percaktohemi në zhvillimin e një aplikacioni, ndërtimin veç e veç për secilin sistem apo të përdorim platformën PhoneGap. Për të treguar se për cilën metodologji duhet të përcaktohet një zhvillues, do të duhet botimi i një libri, dhe natyrisht ky punim nuk mund të bëjë një punë të tillë. Ky punim synon që të shpjegoj se si një aplikacion zhvillohet duke përdorur Java për Android dhe platformën PhoneGap.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1631

Share

COinS