Date of Award
Winter 1-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Imeri - Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Në ditët e sotme, shumë ekonomi të botës funksionojnë në bazë të principeve të ekonomisë së tregut, por këto ekonomi janë në shumicën e rasteve indirekt të kontrolluara nga një faktor tjetër, shteti, që i bënë këto ekonomi jo më ekonomi të pastërt tregu. Kur ky faktor intervenon në ekonominë e vendit, atëherë kjo ekonomi thirret ekonomi e përzier. Shumë dijetar dhe ekonomistë të njohur janë munduar të definojnë ekonominë e tregut, por edhe shumë ekonomistë të tjerë argumentojnë se në botën reale nuk ka ekonomi të pastërt të tregut; në rast të devijimit të dukshëm të ekonomisë nga ekuilibri, qeveria duhet të ndërhyjë që ta sjellë ekonominë në ekuilibër. Ekonomia e tregut mund të analizohet në kuptimin e ngushtë dhe atë të gjerë. Në kuptimin e gjerë apo makroekonomik, tregu merret me ekuilibrin e ekonomisë agregate, pasi që luhatjet në investime, papunësi, nivel të çmimeve etj., e devijojnë ekonominë nga ekuilibri i saj. Në kuptimin e ngushtë apo mikroekonomik, tregu përcaktohet në vendin ku shitësi apo ofertuesi takon blerësin apo kërkesën.
Çdo ndryshim në aspektin makroekonomik (investime të pakta, papunësi e madhe etj) mund të ketë efekt direkt në aspektin mikroekonomik (rënie te kërkesës për produkte të ndryshme, apo rënie e ofertës apo prodhimit të produkteve të ndryshme). Për të përcaktuar ekuilibrin e ekonomisë së tregut duhet analizuar me kujdes faktorët që mund ta devijojnë ekonominë nga ekuilibri. Për këtë arsye ky punim do të tentoj të spjegoj, tregun në tërësi, ndarjet e ekonomisë së tregut (makro- dhe mikroekonomi), faktorët që devijojnë atë nga ekuilibri, si dhe ideologjitë dhe teoritë e ekonomistëve të mëhershëm për të sjell ekonominë në ekuilibër në rast të devijimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2029
Recommended Citation
Llugaxhija, Erodita, "TREGU DHE FUNKSIONI I TREGUT" (2013). Theses and Dissertations. 2506.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2506