Date of Award

Spring 5-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Muzafer Shala

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim do të bëhet implementimi i një algoritmi, i cili duke marrë parasysh parapëlqimet personale të shfrytëzuesit të sistemit, pa e ndërlidhur atë me pëlqimet e një tjetër shfrytëzuesi, sygjeron pikat të cilat potencialisht klasifikohen me mundësi pëlqimi nga turisti. Zhvillimi i këtij algoritmi bëhet si pjesë e një sistemi ekzsitues turistik, në të cilin vizitori ka mundësi të ketë prezentimin e parë me atraksionet turistike vendore. Me anë të kësaj pune, sistemit i jepet një natyrë e thjeshtë rekomanduese që merr parasysh preferencat e turistit dhe kontekstin e tij(në aspektin e zgjedhjes së qytetit të përshtatshëm për vizitë). Shfrytëzuesi fillimisht ka mundësi të filtrojë numrin e pikave të interesit duke zgjedhur qytetin/vendin vizitues, të shprehë nivelin e pëlqimit të tij për tipet dhe kategoritë në dispozicion të pikave të interesit, dhe si rrjedhojë të marrë sygjerime të klasifikuara nga rreth 150 POI në pajtim me parapëlqimet e tij. Duke llogaritur vlerat e pëlqimit të turistit, së pari gjenerohet një faktor i kënaqësisë për secilin tip të POI-t. Në bazë të këtij faktori bëhet një klasifikim, ku së pari gjenerohen pikat me vlerë më të lartë të kënaqësisë deri tek ato me vlerë më të vogël. Natyrisht që në rekomandime filtrohen dhe përfshihen vetëm pikat për të cilat turisti shpreh një pëlqim mbi një nivel numerik të përcaktuar në algoritëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1616

Share

COinS