Date of Award

Winter 2-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albanian

Abstract

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) për të komunikuar në mes vete, kohë më parë, kanë pasur shumë probleme. Me zhvillimin e rrjeteve kompjuterike, komunikimi në mes tyre është bërë më i lehtë. Mënyra se si komunikojnë në mes vete, më ka bërë kurioz që të përcaktohem për këtë hulumtim që do bëj në vazhdim për rrjetet kompjuterike, zhvillimin dhe implementimin e tyre. Kush i përdorë rrjetet kompjuterike? Institucionet qeveritare dhe joqeveritare, përdoruesit shtëpiakë, industritë e ndryshme, institucionet shëndetësore, ndërmarrjet e ndryshme. Për çka përdoren rrjetet kompjuterike? Transaksione biznesore, e-commerce (shitblerja elektronike), kërkime, lojra online, biseda, posta elektronike (e-mail), shkëmbim dhe përpunim të të dhënave. Për hulumtimin tim, kam zgjedhur Ambulancën “Suhareka”, ku do të implementoj dhe do të dizajnoj rrjetin për këtë ndërmarrje. Në fillim do të analizoj konceptin e infrastukturës së rrjeteve kompjuterike, mirëpo esenciale në këtë punim është se do të analizoj rrjetet LAN/WAN dhe pastaj do të implementoj projektin tim në simulatorin Cisco Packet Tracer. Dhe në fund do të shohim rezultatet nga projekti që kam realizuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1597

Share

COinS