Date of Award
Fall 10-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukruie Imeri-Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Auditimi si proces është zhvilluar nga dega e kontabilitetit ai më parë është përdorur për të mbajtur financat qeveritare mirëpo me lulëzimin industrial në shekullin XVIII-XIX auditimi lulëzoi si degë e ekonomis dhe u bë pjesë e pandashme e korporatave, ndërsa auditimi modern është shumë më i thellë dhë më profitabil në punët që kryen.
Në këtë punim do të shtjellohet një historik i shkurtër i auditimit si dhe disa definicione të tij, poashtu do të njheni më afër me standarded ndërkombëtare të auditimit ISA standarded dhe bordin ndërkombëtarë të sigurisë i cilli është përgjegjës për krijimin e këtyre standardeve, dhe poashtu një përmbledhje e shkurtër rreth auditimit në Kosovë dhe zyrës së auditorit të përgjithshëm.
Mirëpo pasiqë qëllimi i këtij punimi është që të shqyrtohet procesi i auditimit do të spjegohet më gjerësisht mbi mënyrën se si bëhet një auditim në një kompani, por parsiqë egzistojnë dy lloje të auditimit që janë: auditimi internal (I brendshëm) dhe ai external (I jashtëm), atëherë un kam shtjelluar edhe dallimet mes këtyre dy llojeve të auditimit që tri më kryesoret janë: Takimi, përgjegjësia dhe objektivat, si dhe për diferencat gjatë procesit të kryerjes së këtyre dy llojeve që janë shumë të vogla.
Gjatë këtij hulumtimi un arrita që ta ndaj procesin e auditimit në 10 hapa apo faza: Njoftimi, Planifikimi, Mbledhja e hapjes, Puna në teren, Komunikimi, Hartimi i raportit, Reagimi i menaxhmentit, Mbledhja mbyllëse, Krijimi i raportit final dhe distribuimi i tij, dhe Rishikimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.1951
Recommended Citation
Krasniqi, Ilir, "PROCESI I AUDITIMIT" (2013). Theses and Dissertations. 2370.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2370