Date of Award

Summer 6-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albania

Abstract

Ueb shërbimet (Web Services) janë një teknologji e re që mundësojnë qasjen e funksioneve në largësi përmes internetit. Ueb shërbimet janë aplikacione kyçe në komunikimin e bizneseve me biznese (B2B) dhe biznesit me konsumator (B2C). Ueb shërbimet janë të bazuara në një bashkësi XML-standardesh, të cilat janë WSDL (Web Services Descritpion Language), SOAP (Simple Objekt Access Protocol) si dhe UDDI (Universal Descripption, Discovery and Integration). Përmes këtyre standardeve ueb shërbimet mundësojnë që nga një Windows klient ti qasemi një funksioni në largësi, i cili ofrohet nga një sistem në Linux dhe anasjelltas. Komunikimi në mes të shfrytëzuesit të ueb shërbimit (klientit) dhe ofruesit te ueb shërbimeve behet përmes HTTP (Hyper Text Transfer Protocol) protokollit. Komunikimi përmes HTTP (portit 80) protokollit nuk implikon ndërrimin e konfiguracionit të rrjetës, meqenëse zakonisht porti 80 është në çdo organizatë i hapur, çka e ka rritur shkallen e pranueshmerisë së kësaj teknologjie te konsumatori. Në pjesën e parë të këtij punimi është analizuar koncepti, krijimi dhe konsumimi i ueb shërbimeve. Esenciale në këtë punim është krahasimi i teknologjive .NET dhe J2EE ne kontekst të ueb shërbimeve, ku do të studiohen për së afërmi arkitekturat që përdorin këto teknologji dhe do të shohim rezultatet që kanë bërë që këto teknologji të jenë më të avancuarat në ketë drejtim. Ne pjesën e fundit është analizuar tregu i ueb shërbimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1628

Share

COinS