Date of Award
Summer 7-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Petrit Shala
Language
Albania
Abstract
Voice over IP, ndryshe i njohur si IP Telephony, deri tani është konsideruar si një teknologji e nënstandardizuar. Megjithatë, sot është teknologjia me zhvillimin më të shpejtë në botën e telekomunikacionit, Voice over IP po shfaqet si një konkurues i fuqishëm ndaj rrjetit tradicional të telefonisë. Për të zhvilluar këtë teknologji, si mekanizëm është integrimi i saj në rrjetin tradicional të telefonise. Në këtë temë të diplomës përshkruajmë implementimin e Voice over IP në Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe shpërndarjen e tij në të gjitha qytetet e saj, duke ofruar kualitet e shërbimeve n♪7 nivel të lartë dhe siguri sa më të mirë. Kualiteti i shërbimeve është duke u vendosur në prioritetin numër një për ofruesit e shërbimeve të VoIP-it në ditët e sotme, në mënyrë që ndërmarrjet që implementojnë VoIP-in në mënyre efikase të përdorin bandwidth-in në rrjetën e sajë. Ofturesit e shërbimeve të ofrojne kualitet të shërbimeve në mënyrën sa më të mire të përdorimit të bandwidth-it për të siguruar një VoIP të përsosur dhe cilësi të lartë për përdorimin e tij. Në botën e sotme të telefonisë ka shumë disavantazhe si kostoja, mungesa e sigurisë, vështirësite e menaxhimit të rrjetave të mëdha. Për zgjidhjen e këtyre problemeve Voice over Internet Protocol në bashkëpunim me sigurinë më të mirë të ofruar deri në ditët e sotme Virtual Private Network ofrojnë zgjidhjen e këtyre problemeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.1625
Recommended Citation
Tolaj, Ibrahim, "IMPLEMENTIMI I VOICE OVER IP (VoIP) NË MINISTRINË E ARSIMIT" (2013). Theses and Dissertations. 1417.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1417