Date of Award

Fall 11-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Gazmend Bajrami

Language

Albanian

Abstract

Me zhvillimin e hovshëm teknologjik, gjithnjë e më shumë është shtuar përdorimi i shërbimeve të ndryshme online. Me këtë, edhe shpërndarja e të dhënave personale të shfrytëzuesve tek ofrues të ndryshëm të shërbimeve ka bërë që shfrytëzuesit të humbin gjithnjë e me shume kontrollin ndaj të dhënave të tyre personale, shpesh edhe pa dituri të mjaftueshme. Në këtë mënyrë, privatësia e shfrytëzuesve është vënë në rrezik gjithnjë e më të madh.

Për këtë arsye, në këtë punim të bachelor, kam vendosur që të sjell një përmbledhje të teknologjive që kanë për synim vënien e të dhënave personale në kontroll të shfrytëzuesve, dallimet mes tyre, dhe shkallën e mbrojtjes. Bashkë me këtë, do të paraqes edhe sfidat të cilat e bëjnë më të vështirë mbrojtjen e privatësisë online, dhe rekomandimet se si një gjë e tillë të përmirësohet sado që të jetë e mundshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1607

Share

COinS