Date of Award

Fall 10-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Muzafer Shala

Language

Albanian

Abstract

Në këtë temë të diplomës rreth ATM-it si Sistem Kompleks Mekatronik, është bërë një studim mbi punën e ATM-it, si dhe është shqyrtuar problematika dhe kompleksiteti i pajisjeve përbërëse të tyre. Mënyra se si një ATM shërben klientët më kartmonedha që nga futja e kartelës bankare, deri te procesi i verifikimit dhe autorizimit të transakcionit bankarë. Pjesët përbërëse të një ATM-i të rëndomt në dy zonat e tij të përkufizuara në atë të sigurisë së lartë ku kanë qasje vetëm personeli i autorizuar i bankës dhe atë të sigurisë së ulët, ku kanë qasje teknikët dhe serviserët. Gjithashtu është diskutuar edhe për avantazhet e shfrytëzimit të një ATM-i dhe dizavantazhet e tij.

Siguria ështe nje ndër qështjet më të rëndësishme sa i përket shfrytëzimit të ATM-it. Këtu janë spjeguar rreziqet kryesore si dhe masat preventive që duhet marrur gjatë përdorimit të ATM-it. Për mbarvajtjen e punës dhe një efikasiteti të shërbimeve 24 orë në ditë, ATM-i duhet mirëmbahet dhe atë në dy lloje. Në mirëmbajtje preventive dhe intervenimet sipas kërkesës. Gjithashtu edhe pajisjet të cilat shfrytëzohen për diagnostifikimin e problemeve. Me përfundimin e kësaj teme nxjerrim një konkludim se pavarësisht dukjes si një pajisje e thjeshtë në shikim të parë, ATM-i është vërtetë një sistem i kompletuar mekatronik. Dhe është i përbërë prej moduleve të cilat nv vete janë nënsisteme të sofistikuara mekatronike. ATM-i është i menduar dhe i dizajnuar në perfekcion. Në botën tonë moderne nuk do të kishim mundur ta imagjinojmë një sistem bankar pa shfrytëzimin e këtyre makinave të përsosura.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.228

Share

COinS