Date of Award
Summer 7-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Fatos Maxhuni
Language
Albania
Abstract
Synimi i kësaj teme është që të bëj krahasimin e funksionaliteteve në veglat e sistemit të menaxhimit të bazës së të dhënave në dy programet me famë botërore: PostgreSQL dhe MySQL duke i marrë në shqyrtim aspektet teknike dhe pikëpamjet se të dy aplikacionet janë komerciale. Për arsye se të dy programet së bashku kanë zënë një rol të rëndësishëm në fushën e sistemit për menaxhimin e bazës së të dhënave, prandaj, krahasimi i plotë (përgjithshëm) i kritereve të përzgjedhura nga të dy programet është bërë me kujdes të madh nga shfrytëzues të ndryshëm. Sipas tregut komercial të analizuar dhe detajeve të funksionaliteteve specifike teknike të dy programeve, lexuesit mund të kenë një pamje të qartë të përdorshmërisë së programeve duke qëndruar në një pikë më të lartë dhe më të favorshme me një pamje largpamëse për të ardhmen e tyre. Tema të ngjashme nuk kanë ekzistuar më parë në librarin e universitetit që do të thotë se është një mundësi e mirë që të plotësohet kjo fushë e zbrazët. Konceptet dhe faktorët e sistemit për menaxhimin e bazës së të dhënave mbështesin përmbajtjen e temës nëpërmjet tërë strukturës së paraqitur gjë që mund të konsiderojmë se është një mësim i mirë dhe këshillë për lexuesit. Hulumtimi ka për qëllim që ti mundësoje lexuesve të temës një pasqyrë sa më të qartë dhe të detajuar për të dy programet, gjithashtu shfrytëzuesit do ta kenë më të lehtë të zgjedhin se cili program është më i përshtatshëm për ta. Hulumtimi është i bazuar kryesisht në analiza dhe krahasime të të dhënave statistikore që mblidhen nga interneti, referencat manuale dhe rezultatet nga eksperimentet individuale të kryera nëpër platforma të ndryshme. Këto ndihmojnë në identifikimin e diferencave ndërmjet MySQL dhe PostgreSQL.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.1620
Recommended Citation
Shyti, Festim, "ANALIZA NDËRMJET MYSQL DHE POSTGRESQL" (2013). Theses and Dissertations. 1428.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1428