Date of Award

Summer 8-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Ky punim na tregon se si një qeverisje e mirë e korporatave ndikon në zhvillim ekonomik dhe shoqëror. Qeverisja e mirë e korporatave jo vetëm që e forcon kapitalin e tregut, por i tërheqë investitorët e huaj dhe e zvogëlon paqëndrueshmërinë ekonomike ndërsa një qeverisje jo e mirë e korporatave mund të na qoj në kolaps ekonomik. Kriza e fundit financiare është shkaktuar si rezultat i dështimit ne qeverisjen e korporatave dhe institucioneve financiare, gjë që ka shpie në dëmtimin serioz të ekonomisë botërore. Këto ngjarje kane bërë që ekonomistët, sektorët e korporatave dhe politike bërësitë tërë botën t’i kuptojnë pasojat afatgjatë të sistemit të dobët të qeverisjes së korporatave. Krizat shkaktohen si rezultat i disa faktorëve strukturorë dhe kjo na bën të kuptojmë se pse qeverisja e korporatave është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe mirë qenien e shoqërisë. Sot investimi në tregje private është shumë i rëndësishëm për shumë ekonomi dhe një gjë e tille mund të arrihet vetëm me një qeverisje me të mirë të korporatave. Alokimi i kapitalit është bërë shumë kompleks sepse zgjedhjet për të investuar janë shumëfishuar si rezultat i hapjes dhe liberalizimit të tregjeve financiare. Reformat strukturore dhe konkurrenca kane bërë që monitorimi i përdorimit të kapitalit të jetë shume kompleks prandaj është paraqitur nevoja e një qeverisje të mirë të korporatave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.2097

Included in

Business Commons

Share

COinS