Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Një nga përgjegjësitë kryesore të një qeverie të qytetit është menaxhimi i pronës së paluajtshme, publike dhe private, brenda juridiksionit të saj. Në mënyrë klasike, toka përshkruhet me parcelë ndërsa ndërtesat referohen nga adresa. Menaxhimi i adresave është po aq i rëndësishëm sa është edhe menaxhimi i parcelave, sepse duke përdorur adresën mbërrihet në cak saktë dhe shpejt. Adresat deri më tani janë ruajtur në disa lista të shkruara me dorë, disa harta të shtypura dhe në disa raste edhe të kompjuterizuara të ruajtura në MS Excel. Këto lista janë përditësuar në mënyrë të pabarabartë ose nuk janë përditësuar fare dhe janë në mospërputhje në mënyra të ndryshme. Sistemet e informacionit gjeografik (GIS), të cilat mund të përdoren për të menaxhuar parcelën dhe adresën, tradicionalisht kanë mbështetur linjën qendrore të rrugës ose kufijtë e parcelave për të caktuar adresën në hapësirë dhe për të përcaktuar vendndodhjen e saj.

Shfrytëzimi i sistemeve të informacionit gjeografik (GIS) ose krijimi një sistemi të tillë vetëm për nevojat e adresave, mund të ndihmojë një qeveri të veprojë në mënyrë më efikase. Shpjegimi hapësinor i marrëdhënieve midis adresave dhe parcelave duke i konvertuar adresat tekstuale në pika të adresave në hartë (APs) në një aplikacion i cili i ruan këto shënime në mënyrë grafike, është kritike për shumë aspekte të veprimtarive të biznesit të qytetit. Në këtë temë do të mundohemi të tregojmë përparësitë e digjitalizimit të sistemit të adresave përmes një aplikacioni të zhvilluar në platformën ueb. I cili do të mundësoj krijimin e pikave të adresave (Aps) në kombinim me linjën qendrore të rrugëve që do të mund të rezultojë në një aplikacion të përshtatshëm për sistemin e adresave dhe i cili mund të përdoret nga të gjitha qytetet e Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1697

Share

COinS