Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Valon Ejupi
Language
Albanian
Abstract
Kujdesi paliativ u përgjigjet nevojave fizike, psikologjike dhe shpirtërore që shoqërojnë sëmundjen e avancuar. Kujdesi paliativ përfshin elementët thelbësorë të mëposhëm: kontrollin e simptomave, mbështetjen psikologjike, shpirtërore dhe emocionale, mbështetjen e familjes, mbështetjen gjatë periudhës së zisë. Kujdesi paliativ është një pjesë vitale përbërëse e shërbimeve shëndetësore. Strategjite shëndetësore kombëtare duhet të sigurojnë zhvillimin dhe funksionimin e tij. Çdo personi që ka nevojë për kujdes paliativ duhet t'i krijohet mundësia të përfitojë nga shërbimet e tij pa vonesë, në një mjedis që i përshtatet nevojave dhe preferencave të tij/saj. Kujdesi paliativ ka si objektiv arritjen dhe ruajtjen e cilësisë sa më të mirë të jetës për pacientin.
Qëllimi i këtij punimi është që të shpjegohet përdorimi i opioideve në kujdesin paliativ, të njihemi me efektet anësore po ashtu edhe të dijmë se si të bëjmë menaxhimin e tyre me barna të tjera. Përdorimi i opioideve në shumë vende po paraqitet në fazat fillestare ku po ashtu përdorimi i tyre është në doza të larta që aplikohen në kujdesin paliativ. Prandaj përdorimi i opioideve në këtë mënyrë ka rezultuar në zbulimin e disa efekteve të tjera anësore të cilat deri para përdorimit në këtë masë të shtuar nuk kanë qenë të njohura. Mbledhja e të dhënave për realizimin e hulumtimit është bërë me anë të materialeve arkivore (protokolle) në QKUK në Klinikën e Onkologjisë përkatësisht në pjesën e repartit ku janë të hospitalizuar pacientët të cilëve po u ofrohet kujdesi paliativ. Ky hulumtim i referohet numrit të pacientëve që pranojnë trajtim në këtë stad poashtu edhe gjinisë, moshës dhe lloji i barit që i’u ofrohet këtyre pacientëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.87
Recommended Citation
Thaqi, Miranda, "PERDORIMI I OPIOIDEVE NE KUJDESIN PALIATIV INFERMIEROR DHE MENAXHIMI I EFEKTEVE ANESORE" (2019). Theses and Dissertations. 92.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/92