Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valon Ejupi

Language

Albanian

Abstract

Benzodiazepinat janë barnat anksiolitike dhe sedative-hipnotike më të përdorura sot.Benzodiazepinat me potencë të ulët dhe të mesme fillimishy u prezantuan për trajtimin e pajumësisë dhe ankthit. Veprimet e tyre terapeutike si anksiolitikë, hipnotikë qetësues, antikonvulsantë dhe relaksues të muskujve (me toksicitetin e tyre të ulët) kanë bërë te mundur që këto barna të përdoren si trajtime të linjës së parë, dhe ato janë bërë një nga klasat më të përshkruara të barnave. Përdorime të reja terapeutike të benzodiazepinave u zbuluan me futjen e benzodiazepinave me potencë të lartë (p.sh, alprazolam, clonazepam, lorazepam). Këto u zbuluan se ishin efektiv në trajtimin e çrregullimit të panikut dhe sulmeve të panikut, si terapi shtesë për frenuesit selektiv të rimarrjes së serotoninës në trajtimin e sëmundjeve obsessive-kompulsive, dhe si terapi ndihmëse në trajtimin e pacientëve me mani akute. Benzodiazepinat me potencë të lartë kanë zëvendësuar benzodiazepinat me potencë të ulët dhe të mesme në të gjitha indikacionet klinike të benzodiazepinave për shkak të efekteve të tyre më të mëdha terapeutike dhe fillim të shpejtë të veprimit. Dallimet në shpërndarje, gjysma e jetës së eleminimit dhe shkalla e përthithjes janë konsiderata të rëndësishme kur zgjedhet një benzodiazepinë me potencë të lartë. Në mënyrë topike preferohet një benzodiazepinë me shpërndarje të gjatë dhe gjysëm të jetës së eleminimit. Rekomandohet një dozë maksimale prej 2 mg / ditë e një benzodiazepine me potencë të lartë kur jepet për më shumë se 1 javë. Benzodiazepinat edhe pse një klasë e barnave që vepron me shpejtësi dhe tolerohet mirë , përdorimi i tyre paraqet çështje klinike të tilla si varësia , ankthi , kthimi i ankthit , dëmtimi i kujtesës dhe sindroma e ndërprerjës .

Realizimi i këtij punimi është bërë me qëllim të zgjerimit të njohurive lidhur me përdorimin e benzodiazepinave të cilat janë barna me veprim anksiolitik, sedative dhe hipnotik që gjejnë përdorim të madh në praktikën mjekësore, po ashtu përmes këtij punimi ofrohet mundësia që të njihen edhe me efektet e tyre anësore të mundëshme të cilat paraqiten gjatë përdorimit të këtyrë barnave. Mbledhja e të dhënave për këtë hulumtim është bërë me anë të materialeve arkivore(protokolle) në 3 Qendra të mjekësisë familjare në Komunën e Gjilanit në periudhen kohore Korrik – Shtator 2019 , ku fillimisht është marrë leje nga Drejtoria e QKMF-së në Gjilan për të pasur qasje në protokolle . Ku analiza e këtij hulumtimi ka treguar se bari më i përdorur na kjo klasë e barnave është Diazepami.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.85

Included in

Nursing Commons

Share

COinS