Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Kjo do të thotë që depresioni është një sëmundje. Depresioni prek ndjenjat, mendimet dhe funksionet e trupit. Përjetimi i depresionit përfshin emocionet dhe ndjenjat negative, mungesë e interesit, lodhje, problemë me gjum, aktivitete seksuale, peshës, oreksit, ideve negative si pesimizëm dhe vetëbesim i ulët.Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi është të tregohet kujdesi infermierorë tek pacientët me sëmundjen e depresionit që duhet të trajtohen me kohë, të aplikojnë terapinë e duhur, kujdesi infermierorë të jetë sa më adekuat, dhe të mundemi të japim sa më shumë këshilla, të parandalojmë rritjen e shumë komplikimeve tjera duke përfshirë edhe vetëvrasjen.Materiali dhe metodat: Metoda e këtij hulumtimi është e tipit kohor retrospektive. Për realizimin e këtij hulumtimi janë shfrytëzuar të dhënat të marra nga Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren. Për realizimin e këtij punimi janë përdorur literaturat e mjekësisë për depresion ndërsa për analizimin e të dhënave janë marr në Spitalin e Prizrenit, në departamentin e Psikiatrisë.Rezultatet: Në bazë të të dhënave të marrura nga Spitali i Psikatrisë ne Prizrenit numri i përgjithshëm sipas grupmoshave të prekura nga tri llojet e depresionit është më shumë i përhapur tek moshat 41-60 vjeç, më pak tek mosha 21-40 vjeç dhe shumë më pak tek mosha 61-99 vjeç, ndërsa nga numri i rastëve me depresion sipas gjinisë është më i përhapur tek gjinia femërore si në rastin me Depresion Episodik, i perzier dhe ankth si dhe tek Episodet depresive psikotike.Konkluzioni:Depresioni mund të shfaqet ne çfarë do moshe, por më shumë prek gjininë femërore ku përfshinë një periudhe kohore duke filluar nga 6 muaj deri 1 vjet ose maksimumi 2 vjet. Në bazë të studimit retrospektive kemi vërejtur që Depresioni i perzier me ankth dhe Depresioni episodik është më shumë i përhapur.Trajtimi mund të arrihet me terapi antidepresive, ushqyeshmëri adekuate, komunikimi me të tjerët dhe shumë aktivitete tjera që eliminojnë depresionin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.52

Included in

Nursing Commons

Share

COinS