Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Prizreni ka një reputacion si një nga qytetet më të bukura në vend, mirëpo si karakteristikë të veqantë që posedon qyteti është se Prizreni njihet edhe si qyteti me më së shumti xhami. Për nga aspekti arkitektonik, e veqantë e xhamive të qytetit ështe se të gjitha nga to, i takojnë arkitekturës osmane, të cilat datojnë që para 500 vitesh.

Me anë të këtij projekti, duam ta ndryshojmë këtë tipologji të ndërtimit të xhamive, pra duke filluar nga ky projekt, Prizreni do te ketë një revolucion në projektimin e ndërtesave kulturore-fetare (në veqanti, xhamitë), nga arkitektura osmane, do të kalojmë në atë modern dhe bashkëkohore.

Duke u bazuar në analiza të lokacionit, analizat funksionale, si xhamia ashtu edhe shkolla, do të kenë një planvendosje, ashtu qe nuk do të krijojnë pengesë për qarkullim, si për këmbësorë ashtu edhe për mjete motorrike, e rëndësishme që do ta lehtësojë qarkullimin dhe krijoj komoditet për personat me aftësi të veçantë.

Hapësirat e brendshme janë lehtë të qasshme. Xhamia përveç hapësirës për lutje (e ndarë në dy hapësira për dy gjinitë) përban edhe shume hapësira të tjera si: Dhoma e imamit, Dhomë për mësim, Hapësira për abdes (të brendshme dhe të jashtme), si dhe nyjet sanitare (wc/banjo).

Për arsye se në qytetin e Prizrenit, veqse gjendet një medrese, ne kemi menduar, që shkolla në fjalë, të shfrytëzohet për nxënës fillorë, e cila do të përmbajë tri salla mësimi, të ndara në tre “kategori”. Në kategorinë e pare hynë nxënësit fillestarë ku mësohen shkronjat, në të dytën hynë ata që pas shkronjave fillojnë me shkrim/lexim, si dhe kategoria e fundit janë nxënësit të cilët fillojnë mësimin e lëndëve fetare. Përveq sallave, shkolla do të përmbajë edhe kthina si: administrate, sallë profesorësh, bibliotekë, amfiteatër, sallë sporti, hapësirë për lutje, si dhe nyjet sanitare (wc/banjo).

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.817

Included in

Architecture Commons

Share

COinS