Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albania

Abstract

Spitalet janë institucione për kujdes shëndetësor që garantojnë trajtimin e pacientit nga personeli i specializuar dhe paisjet e nevojshme.

Spitali i përgjithshëm është objekti kryesor i kujdesit shëndetësor në rajon, me një numër të madh të shtretërve për kujdes intensiv dhe afat-gjatë.

Duke pasur parasysh faktin se spitali rajonal i Prizrenit është ndërtuar pjesë-pjesë dhe në periudha të ndryshme kohore, kjo gjë ka ndikuar që të paraqiten pengesa në funksionimin adekuat. Bazuar në këtë, unë si një arkitekte e ardhshme nëpërmjet këtij punimi diplome jam munduar që të projektoj nga fillimi spitalin rajonal në Prizren, i cili do të përmbush kushtet dhe do të funksionojë në atë mënyrë që të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore ne çdo kohë.

Si tërësi projekti ka rezultuar nga hulumtimet e bëra për spitalet rajonale në vende të ndryshme dhe periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me qëllim për ta bërë sa më funksional; pastaj duke përfshirë edhe analizat e gjendjes aktuale të spitalit si dhe më e rëndësishmja duke u bazuar në standardet dhe udhëzimet administrative të nevojshme për projektimin e institucioneve shëndetësore- në këtë rast spitalit rajonal.

Nga përkushtimi im rreth këtij punimi mendoj që deri diku kam arritur që të sjell një projekt mjaft funksional.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.837

Included in

Architecture Commons

Share

COinS