Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Këto viteve të fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore që kanë ndikuar thuajse në të gjithë aspektet e jetës në Kosovë, përfshirë këtu edhe rezultatet e shërbimeve bankare. Pavarësisht nga njëfarë përparimi që është bërë gjatë viteve të fundit, gjendja e sistemit bankar në Kosovë mbetet nën atë të shumicës së vendeve të tjera të rajonit. Për më tepër, vitet e tranzicionit kanë çuar në ndryshime të theksuara të mënyrës së jetesës dhe përmirësimit të gjendjes financiare të popullsisë së Kosovës. Banka Qendrore e çdo shteti është institucioni financiar që udhëheq politikën monetare të atij vendi, bënë sigurimin e likuiditetit të sistemit makroekonomik dhe ushtron funksionin mbikëqyrës të sistemit bankar. Kjo tregon se qëllimi i funksionimit të saj është krijimi i kushteve sa më të mira për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik të atij vendi. Banka Qendrore është padyshim një prej institucioneve më të rëndësishme financiare të një vendi, e cila është përgjegjëse për krijimin e politikave monetare-kreditore dhe përmes të cilës në mënyrë profesionale ndikohet në tejkalimin e krizave të ndryshme financiare, si brenda një vendi ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar. Prandaj, tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e Bankës Qendrore dhe të politikave monetare. Metodat e mbledhjes së të dhënave në këtë hulumtim do të bëhet përmes pyetësorit. Ku do të anketohen gjithsej 100 punëtorë të bizneseve të ndryshëm. Në fund të punimit janë konkluzionet të cilat janë arritur si pasojë e analizës së fakteve dhe diskutimeve të ndryshme për Bankën Qendrore dhe politikave monetare në Kosovës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1853
Recommended Citation
Tasholli, Edona, "BANKA QENDRORE E KOSOVËS DHE POLITIKAT MONETARE" (2019). Theses and Dissertations. 1773.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1773