Date of Award
Summer 6-2010
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Bekim Gashi
Language
Albania
Abstract
Përgjithësisht makina kërkuese Google paraqitet si sistemi i kompjuterëve të projektuar për kërkimin e informatave në ueb. Google mundohet t’i kuptojë kërkesat e njerëzve në mënyrë “njerëzore”, dhe t’iu kthej atyre përgjigjen në formën të qartë. Por, ky synim nuk është as afër ideales dhe realizimi i tij sa vjen e vështirësohet me zgjerimin eksponencial që sot po përjeton ueb-i. Google, paraqitet duke ngërthyer në vetvete shqyrtimin e pjesëve që e përbëjnë, atyre në të cilat sistemi mbështetet, dhe rrethinave tjera që i mundësojnë sistemit të funksionojë pa probleme apo të përtërihet lehtë nga ndonjë dështim eventual. Procesi i grumbullimit të të dhënave ne Google dhe paraqitja e tyre në rezultatet e kërkimit ngërthen në vete regjistrimin e të dhënave nga ueb-faqe të ndryshme dhe vendosjen e tyre në rezervuarin e sistemit, përkatësisht në bazën e të dhënave ku edhe realizohen pyetësorët që kthejnë rezultatet e radhitura në mënyrën e caktuar nga algoritmi i Google. Mbledhja, sistemimi dhe paraqitja e rezultateve nga Google paraqet boshtin e shtjellimit në këtë punim. Me rritjen e Google, përkatësisht, me fuqizimin e Google në ueb, paraqiten edhe problemet e përshtatshmërisë dhe përputhshmërisë së sistemit me teknologjitë aktuale që disponon tregu. Sikur që çdo sistem i veçantë, kërkon zgjidhje të veçantë, edhe Google ka sistemin e saj shumë specifik për funksionalizimin e pjesëve të saj në mënyrat, të cilat janë treguar mjaft optimale, sidomos financiarisht. Përfundimisht, pjesë e këtij punimi janë edhe mashtrimet që i bëhen Google duke shfrytëzuar dobësitë e algoritmit për radhitjen e rezultateve, si dhe studimi i mundësive dhe ideve për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e teknologjive të kërkimit në ueb.
DOI
10.33107/ubt-etd.2010.1622
Recommended Citation
Perçuku, Ganimete, "The Google search engine" (2010). Theses and Dissertations. 1423.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1423