Date of Award

Fall 11-2010

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Valon Murtezaj

Language

Albanian

Abstract

Një hyrje e shkurtër rreth konceptit të hulumtimit të udhëheqjes në ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme. Në këtë punim jam munduar të identifikoj përparësitë dhe dorësit e udhëheqjes në Kosovë. Pastaj, janë cituar një numër i përparësive dhe të metave që na i janë ofruar nga hulumtimet në teren. Qëllimi është, ti gjejmë ato të meta dhe disi ti eliminojmë.

Ajo që e bënë më të veçantë këtë punim është përshkrimi i problemeve të udhëheqjes me anën e shembujve konkret të ndjekur nga ndërmarrësit gjate viteve. Një herit ilustrohen edhe shembuj konkret me të cilët mundë të shihet udhëheqja e dështuar dhe pas reformimit apo ndjekjes së procedurave shkencore përmirësimi i udhëheqjes si dhe përformances së ndërmarrjes. Një trajtim i veçantë iu bëhet problemeve të pengesave që ndërmarrësit hasin gjatë krijimit të ekipit udhëheqës në ndërmarrjen e tyre respektivisht në mungesën e kuadrove të kualifikuara për punë të veçanta, e kjo e fundit nga qëllimi i këtij punimi është prioritet sepse do te duhej të kemi më shumë resurse humane.

Pjesa tjetër është një gjeneralisim i problemeve të tjera që ndërmarrësit hasin gjatë zhvillimit të ndërmarrjes së tyre. Gjithnjë kam pasur parasysh gjendjen faktike në teren dhe sfidat që ndërmarrjet dhe udhëheqësit e tyre i hasin gjatë rrugëtimit të biznesit të tyre. Shumë të dhëna që janë mbledhure nga terreni janë filtruare për shkak të identifikimit sa më të mirë të problemeve.

Ndërsa, këto te dhëna janë përdorur për ta krijuar një koncept respektivisht një konkludim se si mundë ta ofrojmë një mënyrë më efektive të udhëheqjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve.

Besoj që kam arritur që, sado pak, në një masë modeste të përfshij pikat themelore që lidhen me treguesit dinamikë në studimin e udhëheqjes dhe që çdokush që e lexon, të arrijë ta kuptojë thelbin e asaj që ka qenë pikë kryesore e punimit dhe të arrij qëllimin e këtij punimi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2010.2012

Included in

Business Commons

Share

COinS