Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme , zhvillimi i teknologjisë informative ka sjell ndryshime radikale në çdo aspekt të jetës së njerëzve , dhe kjo padyshim e ka bërë jetën tonë të ketë shumë qasje në informacione . Këto zhvillime teknologjike dhe komunikuese krahas benifiteve të tyre kanë edhe rreziqet .

Shfrytëzuesit duhet të jenë shumë të vëmndshëm gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, aplikacioneve të ndryshme dhe surfimit në botën e internetit sepse rreziku nga sulmet kibernetike nga persona të papërgjegjshëm me qëllime dashakeqe dinë të jenë shumë të shpeshta.

Pra web aplikaconet e bëjnë të mundur që vizituesit e web faqeve të regjistrojnë të dhëna ose të kenë qasje në të dhëna përmes shfletuesit, ku të gjitha këto të dhëna ruhen në databazën e web faqes, e cila shpeshherë është edhe shënjestër e sulmeve kibernetike ku sulmuesi ka qasje në leximin, modifikimin dhe fshirjen e të dhënave nga databaza.

Ky punim ka për qëllim dhënien e informacioneve të nevojshme për sulmet kibernetike MetaSploit e cila është një kornizë që e bënë hakimin më të thjeshtë, dhe gjithashtu është një mjet thelbësor për shumë sulmues dhe mbrojtës.

Në këtë punim do të përdorim vegla nga libraria e MetaSploit i cili përdoret për të analizuar nëse ka donjë dobësi web faqja, dhe ndërmarrjen e hapave preventive. Pra MetaSploit ndihmon zhvilluesit dhe web administruesit që prej kësaj librarie të jenë në hap me kohën që të marrin masa preventive ndaj trukeve të personave të papërgjegjshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1721

Share

COinS