Date of Award
Spring 3-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim do të trajtohet një ndërtesë e cila ofron afarizëm dhe banim. Qëllimi i kësaj ndërtese afaristo-banesore fillimisht është që të krijojë një strehim për shoqërinë si nevojë parësore, pastaj të japë një arkitekturë të ndërtesës pak më ndryshe deri më tani në qytet, duke u përcjellur me afarizëm, gjelbërim dhe rekreacion, gjë e cila mungon pothuajse në të gjitha ndërtesat e tjera shumëbanesore në qytet. Mënyra e organizimit të banimit është rregulluar me banim kolektiv, i cili është funksioni kryesor i kësaj ndërtese, meqenëse përbën pjesën më të madhe të ndërtesës. Banimi kolektiv është i ndarë horizontalisht dhe vertikalisht në disa kate, të cilat ndajnë së bashku strukturën, konstruksionin dhe një numër të kthinave dhe hapësirave kolektive, qoftë të brendshme (komunikimin, kthinat sociale, kulturore, të shërbimeve, etj) po ashtu edhe të jashtme (rrugicat, oborret, kopshtet, parkingjet, etj). Me afarizmin ballafaqohemi që në qasjen e parë me ndërtesën, i cili përbën përdhesën, duke u mundësuar shërbime të ndryshme banorëve dhe qytetarëve të tjerë. Afarizmi përcjellët me numër të mjaftueshëm të parkingjeve, të cilat mundësojnë qytetarëve të parkojnë veturat e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të besueshme, ndërkohë që janë të interesuar për ndonjë shërbim në ndërtesë. Poashtu vlen të ceket se vendparkingjet e lokaleve afariste janë të ndara nga ato të banorëve të ndërtesës me një hyrje të veçantë, të cilat këto të dytat janë të vendosura në hapësirat nëntokësore (bodrume), por edhe në një pjesë të jashtme të ndërtesës, kështu duke e bërë më të lehtë qarkullimin. Hapësirat kolektive të jashtme janë të përcjellura me gjelbërim dhe rekreacion, të cilat janë shprehur si pjesë integrale e hapësirave të tjera. Gjelbërimi dhe rekreacioni përveç anës estetike, që i jep një pamje shumë tërheqëse, ai ndikon pozitivisht edhe në shëndetin publik të banorëve dhe qytetarëve, gjë që bën qytetarët më të interesuar për të vazhduar pjesën tjetër të jetës në një hapësirë të tillë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.708
Recommended Citation
Kasami, Albulena, "NDËRTESË AFARISTO-BANESORE" (2019). Theses and Dissertations. 843.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/843