Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Naim Preniqi
Second Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Tekologjia e sistemeve të mbikqyrjes, kontrollimit dhe përvetësimit të të dhënave (SCADA) ka evoluar shumë këto 35 vitet e fundit si nje metodë e monitorimit dhe kontrollimit të proceseve të mëdha. Ky studim ofron një pasqyrë të komponenteve teknologjike të sistemit e gjithashtu edhe detajet e nevojshme për një kuptim global. Sistemet e mbikqyrjes, kontrollimit dhe përvetësimit të të dhënave mund të implementohen në sisteme ekzistuese apo të reja gjatë ndërtimit të objekteve të procesit, ku fizikisht objektet mund të jenë të shpërndara apo qasja në to është e limituar.
Me anë të këtij materiali është hedhur dritë në dallimet e këtij sistemi nga telemetria, dirigjimi dhe automatizimi. Qëllim i këtij studimi është përshkrimi dhe njohja e këtyre sistemeve, në mënyre që të bëhen më të afërta për lexuesin. Këto sisteme ndërlidhin jo vetëm lëmitë e përmendura më lart por këto ngërthejnë në vete edhe kompjuterizimin, programimin etj. Në këtë studim është paraqitur natyra e proceseve në të cilat ky lloj sistemi mund te aplikohet dhe çfarë duhet të presim nga ky implementim.
Caktimi i parametrave duhet të bëhet në mënyre shumë të saktë në mënyrë që SCADA të mund të kryej funksionin e saj sa më besnikërisht. Njohja e paisjeve harduerike dhe softuerike të secilit element të SCADA-s na mundëson një implementim më të lehtë të këtij sistemi. Në këtë punim janë studjuar tema të ndryshme siç janë: sistemet e kohes reale, senzorët dhe aktuatoret, interfejsi njeri-makinë etj. Benefitet e implementimit dhe shpenzimet e ulta të mirëmbajtjes bënë që ky sistem të përdoret çdo ditë e më shumë në çdo fushë të teknologjisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.233
Recommended Citation
Kamberi, Arsim, "IMPLEMENTIMI i AUTOMATIZIMIT në MENAXHIMIN E UJRAVE - RASTI SPECIFIC NDERRMARJA HIDROEKONOMIKE "Ibër -Lepenc"" (2019). Theses and Dissertations. 252.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/252