Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Marketingu digjital sot konsiderohet si një ndër format më të rëndësishme të promocionit,e cila me kërkimet më të reja paraqet një rëndësi strategjike për bizneset që kanë bërë përpjekjet e tyre drejt tregut elektronik. Ideja e marketingut digjital dhe cilësia e shërbimeve elektronike përbën sfidën për agjensionet turistike sot dhe në të ardhmen. Sipas publikimit të Eurostat-it , në vitin 2018, Kosova ka përqindjen e familjeve që kanë qasje në internet në shtëpi më të lartën në Rajon (93%), kjo përqindje është më e lartë se edhe në vetë vendet e BE-së (89%). Për një kohë të shkurtër, marketingu në internet u bë një fenomen në të gjithë botën, duke e zhvendosur interesin e zhvillimeve të reja turistike drejt tij. Një nga arsyet kryesore për rritjen e vëmendjes ndaj marketingut në interrnet është se ai përfaqëson tendencën e kohës. Nga ana tjetër duke parë përparimet në teknologji, aktivitetet e tij do të ndihmojnë industrinë turistike. Qëllimi kryesor i këtij studimi është të eksploroj fushën e marketingut digjital në agjencionet turistike në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1720
Recommended Citation
Braha, Fetije, "ROLI I I MARKETINGUT DIGJITAL NË AGJENSIONET TURISTIKE NË KOSOVË" (2019). Theses and Dissertations. 1434.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1434