Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Bashmir Xhemaj

Language

Albanian

Abstract

Informimi është nevojë esenciale e çdo njeriu, pjesën më të madhe të kësaj nevoje njerëzit e plotësojnë përmes medias. Andaj tendencat e personave apo grupeve të caktuara, për të përhapur një ide ose propagandë tek një masë sa me e madhe e njerëzve, më së lehti mund të arrihet përmes kanaleve informative. Viteve të fundit shoqërisë globale po i bije të ballafaqohet edhe me një problem shumë të madh, me “Lajmet e Rreme”, fenomen ky i cili me anë të interneti ka përfshirë pothuajse gjithë botë. Prandaj secili prej nesh ndonjë herë kemi rënë pre e këtyre lajmeve. Prodhimi i këtyre lajmeve sjellë fitime të mëdha financiare dhe ka kosto të ulët të realizimit, por dëmi shoqëror është shumë i madh. Këto lajme të rreme, zakonisht i hasim në gazetarinë e shkruar dhe elektronike. Nëse janë lajme vendore, zakonisht thirren kinse në burimet e redaksive të ndryshme, nëse janë lajme nga bota ( zakonisht lajme politike), janë të shpikur tërësisht dhe të një anshme. Pasi sulmojnë ose akuzojnë dike, dhe nuk e kanë qëndrimin e palës në fjalë. Këto lajme mund të trazojnë një shoqëri të tërë, të nxisin konflikte e trazira të mëdha. Këtij fenomeni i ndihmon shumë edhe fakti që fuqia e lajmit (çfarëdo qoftë ai) është shumë me e madhe se fuqia e demantit.

Me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë ka avancuar edhe fenomeni “ FakeNews”, tani më ka evoluar në një version tjetër më të sofistikuar, të njohur si “ FakeNews 2.0” apo “Deepfake”. Këtë lloj rrene të thellë është shumë më vështirë ta vëresh, sepse me anë të programeve kompjuterike bëhet editimi i pamjes dhe zërit në një video-incizim. Tani më nuk janë të besueshme edhe ato që shohim e dëgjojmë. Ky version i mashtrimit e bënë demantin edhe më të vështirë, sepse pavarësisht që dikush mundohet të mohoj që e ka thënë një deklaratë të caktuar, ne do të jemi të sigurt se e kemi parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët tanë. Të dyja këto forma ta manipulimit, përdoren për interesa të ngushta të dikujt dhe zakonisht ndodhin në rrethana të jashtëzakonshme ku interesi dhe kureshtja e publikut janë më të mëdha. Përdorën për lloj-lloj qëllimesh, për të dezinformuar masën, për të linçuar një person ose grup të caktuar, për të zhvendosur vëmendjen nga një ngjarje etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.124

Included in

Communication Commons

Share

COinS