Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Safet Zejnullahu

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim diplome do të shtjellohet tema e paragjykimeve gjinore në RadioTelevizionin e Kosovës dhe RadioTelevizionin 21, por si rast studimi do të merren reklamat, emisionet dhe seriali “Çka ka shpija”, serial i cili transmetohet në RadioTelevizionin e Kosovës. Duke pasur parasysh se ne vazhdimisht jemi në kontakt me televizionin, internetin e mediat online, dhe duke e konsideruar faktin që përdorshmëria e rrjeteve sociale po rritet çdo ditë e më shumë, kjo nënkupton që ne jemi të rrethuar nga reklamat dhe është e pamundur shmangia e tyre, në një botë konsumeriste dhe komercialiste, sepse pikërisht mediat në përgjithësi nuk mund të mbijetojnë pa reklama. Mirëpo, çfarë shfaqet në ato reklama dhe sa ndikojnë tek ne, shumë pak merret parasysh, andaj këtu më lindi ideja për te realizuar këtë punim. Pse seriali “Çka ka shpija” dhe reklamat? Sepse në mediat tona, konkretisht në televizion si medium, po transmetohen çdo ditë e më shumë materiale të cilat ndikojnë në krijimin e stereotipave gjinorë. Duke parë rëndësinë e mediave e sidomos të televizionit në shoqërinë tonë, është i nevojshëm analizimi i materialeve që televizioni si medium ia paraqet audiencës, në rastin konkret se si televizioni bën portretizimin e dy gjinive (meshkujve dhe femrave).

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.119

Included in

Communication Commons

Share

COinS