Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Isa Haxhiu
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi: i këtij studimi është të paraqiten të dhënat lidhur me kujdesin infermierore te pacientet me kancer apo me neoplazi të gjirit, zgjerimi i njohurive dhe prezantimi i të dhënave gjatë studimit të rastit me anë të anketimit dhe intervistës.
Të dhënat e përgjithshme:Çfarë është normale për një grua nuk mund të jetë normale për një grua tjetër. Shumica e femrave thonë se gjinjët e tyre janë me kokrra apo të pabarabartë. Mënyra se si duken dhe ndjehen gjinjët mund të ndikohen nga të paturit fëmijë, humbja apo shtimi i peshës trupore dhe nga mosha.
Të jetosh me kancer të gjirit shpesh shkakton shqetësim, stress dhe ankth. Shqetësimi mund të shfaqet në shumë mënyra, duke u vërejtur më e ndjeshme, irritohet me lehtësi, shfaqja e problemeve me gjumin apo ndonjëherë edhe ndjenja e vetmisë. Një në çdo tre gra me kancer në Amerikë është me Ca të gjirit(Harris JR Lippman 2010) .
Në fushë e gjerë të luftës kundër kancerit të gjirit informimi i personave në masë dhe sidomos i grave në veçanti, është një ndër intervenimet më të rëndësishme. Tashmë është evident fakti se informimi dhe sensibilizimi ka çuar në diagnostifikim të parakohshëm që mund të rezultoj me shërimin në pjesën më të madhe të rasteve të kancerit të gjirit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.69
Recommended Citation
Breznica, Fetie, "EPIDEMIOLOGJIA E KARCINOMËS SË GJIRIT TEK FEMRAT E RRETHIT TË FERIZAJIT PREJ MOSHËS 25 DERI 55 VJEÇ" (2019). Theses and Dissertations. 73.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/73