Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Blerta Vula Rizvanolli

Language

Albania

Abstract

Sot hotelet avancojnë sesi njerëzit jetojnë në qytete, udhëtojnë nëpër botë, zhvillojnë bizneset e tyre, komunikojnë me natyrën dhe madje sesi e ndërtojnë jetën e tyre. Hoteli modern, jo vetëm që ofron një vend për të fjetur, por edhe u siguron mysafirëve të tij një përvojë pushimi përmes dizajnit, sensit të së bukurës dhe pajisjeve. Hotelet po bëhen destinacione në vetvete.

“Ne të gjithë jemi vizitor në këtë moment dhe në këtë vend. Ne të gjithë jemi këtu vetëm

kalimthi. Ne kemi ardhur që të observojmë, të mësojmë, të rritemi e pastaj të kthehemi në

shtëpi”. Kjo është një thënie Australiane që e definon vet jetën, një moto që mund të përdoret si metafore e “habitateve” të përkohshme të mobilitetit njerëzor – ndërtesave hoteliere. Sot, turizmi është shndërruar në numrin një të të gjitha aktiviteteve ekonomike në botë. Nga shek. XX, mobiliteti theksohet gjithnjë e më tepër, qëndrimi në një hotel është shndërruar në një mënyrë të jetës së shumë njerëzve dhe për turistët një argëtim i ndërthurur me pushimin.

Boutique Hotel është projektuar të plotësojë kërkesat dhe nevojat e turizmit të qytetit të Ulqinit. I shrirë në zonën e bukur “Pinjesh 1”, ky hotel, ofron aromën e detit e të pyllit njëkohësisht, ju mundëson turistëve të shijojnë pamjen e bukur të detit Adriatik dhe pjesës historike të kalasë së Ulqinit nga një distancë mbresëlënëse.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.773

Included in

Architecture Commons

Share

COinS