Date of Award
Fall 10-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besim Limani
Language
Albania
Abstract
GSM (Global System for Mobile Communications me origjine prej Groupe Spécial Mobile) është standardi me i popullarizuar për sistemet telefonisë celulare ne bote, mbretëron si teknologjia më e përdorur gjerësisht në botën telefonike celulare.
Global System for mobile (GSM) është gjenerata e dyte e celulareve e zhvilluar për shërbime të zërit dhe te dhënave duke përdorur modulimin digjital dhe njekohesiht është sistem digjital i telefonive mobile që gjerësisht përdoret në Evropë dhe në pjese të tjera te botes.
Ky system përdore variacione te TDMA (Time Division Multiple Access) qe perdoret në tri teknologjitë e telefonave wireless digjital (TDMA, GSM dhe CDMA), I digjitalizon dhe i kompreson të dhënat, veç kësaj i dërgon në kanale me dy rrjedhje te ndryshme te përdoruesi i të dhënave, secilin në time slot-in e vet.
GSM operon gjithashtu në 900 MHz ose në 1800 MHz në intervalin frekuencor dhe është de fakto standard i telefonive wireless në Europe dhe ka mbi një bilion përdorues në mbarë boten dhe është duke operuar në 190 vende.
Sistemi GPRS është sistemi më i popullarizuarë mobil i gjeneratës së 2.5 i cili bazohet në teknologjine e komutimit të paketave. Komutimi i këtyre paketave bëhet në interfejsin ajrorë dhe në backbone. Gjat komutitmit të paketave parapaguesi i përdorë resurset e rrjetit vetëm kur i transmeton/pranon informacionet , ka perdorim më efikas të resurseve të rrjetit dhe aplikacione, sherbime të internetit.
GPRS mund të konsiderohet si zgjerim i sistemit GSM i cili përmban domenin me komutim të kanaleve (GSM) dhe domenin me komutim të paketave (GPRS), gurthemel për sistemin UMTS. Versioni fillestare i UMTS i perdorë funksionalitetet e GPRS-it.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.1640
Recommended Citation
Muzaqi, Muharrem, "KALIMI PREJ SISTEMIT GSM NË GPRS" (2012). Theses and Dissertations. 1435.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1435