Date of Award
Fall 10-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Muzafer Shala
Language
Albanian
Abstract
Ne po jetojm në një epokë ku faktori kohë është shumë i rëndësishëm. Për ta ruajtur kohën gjatë aplikimit të roboteve menduam se si ta realizojm një sistem mjaft inteligjent që të ketë menaxhim dhe grumbullim sa më të lehtë të gjërave që i ipen për sipër këtijë roboti.
Ky projekt është punuar me mjaft kujdes se si të veprojn sistemet që ne do ti integrojm në këtë ROBOT ku ne emërtuam “Four wheel robot with robotic arm and intelegent system”. Pasi që teknologjia është duke pasur përherë një trend të gjërë të zhvillimit e cila filloi vite më parë, teknologjia e dizajnimit dhe e prodhimit për të gjitha llojet e roboteve është duke kërkuar gjithnjë e më pak kohe për dizajnimin dhe prodhimin e këtyre roboteve.Pajisjet e prodhimit të industrisë nuk jane përjashtuar nga ky drejtim dhe ka nevojë për t'u përgjigjur në përputhje me rrethanat.
Kjo tezë paraqet një qasje të re për ndertimin konceptual, si pjesë e një iniciative për ndertimin sa më të mire dhe efikas të roboteve.Elementet kryesore të kësaj iniciative janë: të krijoj koncepte të arsyeshme dhe të hollësishme me sistemet CAD 3D, të beje analitiken e koncepteve të krijuara nëpërmjet përdorimit të metodave si Analiza e elementeve të caktuara, të ndërtoi dizajnin nga strukturat e parafabrikuara duke evituar kohën dhe koston e veglave e cila rrezulton në kohë të shkurtër „dizajnim-prodhim”.
Në këtë punim do të paraqiten qasje për projektimin dhe realizimin e nje roboti për kapjen dhe transportimin e pjeseve te ndryshme te cilat i ngarkohen robotit.Koncepti është i përbërë prej këtyre qasjeve themelore :
Principeve themelore për dizajnim e nje roboti
Ndertimi i konceptit të robotit
Funksionaliteti i robotit
Elementet përbërëse të robotit
Normat e sigurisë
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.232
Recommended Citation
Mustafa, Veprim, "FOUR WHEEL ROBOT WITH ROBOTIC ARM AND INTELEGENT SYSTEM" (2012). Theses and Dissertations. 253.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/253