Date of Award

Winter 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Gjylie Rexha

Language

Albanian

Abstract

Pa dyshim jetojmë në një botë elektronike dhe kemi aq shumë zhvillme nga çdo fushë duke filluare zhvillet politike, ekonomike, kuturore, show bizz, sporti, auto-tech, lifestyle, rajon dhe botë. Secili gazetarë që gjenden në vendngjarje dëshiron të jetë i pari që ta publikoj lajmin, që lajmi i tyre të jetë sa më i shpejt tek lexuesit, nuk janë të tillë që çdo herë kemi qasje në gabime të cilat janë të shumta në mediat e reja ( portale). Mediat e reja në ditët e sotme janë të shumta të cilat çdo ditë po janë më aktive në botën tonë, por kemi edhe disa mangësi të cilat gjithësesi duhet të evidentohen dhe ti largojmë nga mediat e reja. Në kuadër të lajmeve që publikohen duhet të kenë disa kritere, së pari në lëmin gjuhësore. Për të arritur këtë nevojiten njohja e gjuhës, e normës së saj drejtshkrimore dhe e formave gjuhësore që paraqiten në rajone të ndryshme ku flitet shqip.

Në këtë punim shtjellohen aspektet gjuhësore të procesit të shkrimit të lajmeve për mediat e reja, konkretisht rastet e përdorimit të dialekteve në tekstet e lajmeve. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i gabimeve gjuhësore dhe rasteve të përdorimit të dialekteve në lajmet e portaleve në Kosovë. Për të realizuar punimin janë monitoruar shkrime të kësaj kategorie të mediave dhe janë analizuar rastet kur përdorimi i dialekteve është në funksion të strukturës së punimit dhe raste të tjera kur përdorimi i tij e bën të pakuptueshëm lajmin. Nuk i shërben përcjelljes së duhur të mesazheve nga shkimi. Mëqenëse portalet po bëhen gjithnjë e më shumë burim informacioni, sidomos për të rinjtë, gjuha që përdorin ato është element shumë i rëndësishëm në kuadër të procesit të raportimit të tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.137

Included in

Communication Commons

Share

COinS